Spahia: Kolaps i plotë, tamponët nga Kina në 60% të rasteve japin rezultat fals negativ

Spahia: Kolaps i plotë, tamponët nga Kina në 60% të rasteve japin rezultat fals negativ

Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia e ka konsideruar një kolaps të plotë shërbimin shëndetësor shqiptar. Ai ka sjellë në vëmendje një rast ku një person nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore pasi nuk ka pasur tampon në gjendje. Gjithashtu ai ka thënë se në 60% të rasteve tamponë të dyshuar nga Kina japin rezultat fals negativ.

Postimi i plotë i Spahisë:

Dështimi i qeverisë me virusin Covid-19 ka çuar në kolaps të plotë shërbimin shëndetësor në të gjitha nivelet. Ky rast i denoncuar nga një gazetare, prindi i së cilës nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak se qeveria ka ndërprerë shërbimet e mirëfillta specifike në këtë spital për pacientët që nuk kanë Covid! Dhe po sipas eksperiencës së gazetares, “Shefqet Ndroqi” I kthyer në spital Covid nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit!! E njëjta situatë me 127-ën, ku personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim, e vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike, shtrohen në spital, atëherë kur mundësitë e rikuperimit janë tejet të ulëta!

Një problematikë e re është shfaqur me tamponët, të dyshuar se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve, e provuar edhe nga njerëz pranë ministres së shëndetësisë, duke rënduar edhe më tej situatën e përhapjes së virusit! Dukshëm ka mungesa të theksuara në të gjitha drejtimet: nga testet, kapacitetet testuese, mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor, infrastrukturë, aparatura e kapacitete njerëzore të specializuara!  Është skandaloze sjellja e qeverisë në këtë situatë: në vend që të ndërhyhet dhe shpejt madje, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë investohen disa herë në ditë me video e mesazhe propagande duke mashtruar, mbajtur të fshehtë situatën në kolaps të plotë, ndërkohë që qytetarët janë të abandonuar krejtësisht në mëshirë të fatit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 28/07/2020 11:42

    Ik o hajduti i tatimeve

    Përgjigju
  • Lexues: 28/07/2020 08:06

    Jo vetem tamponet, por edhe iphone-t po i importojne nga Kina. Rrenqethese, mor tarabosh, rrenqethese.

    Përgjigju
  • Iris: 28/07/2020 00:06

    Problemet me tamponet e testet kineze jane te njohura dhe te verteta,e gjithe bota ka ankesa per to.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)