Spahiu: 11 fakte pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh...

Spahiu: 11 fakte pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh...

Edi Rama gabohet kur e quan bukëshkalë Ilir Metën. Ai nuk i ka borxh socialistëve as që e zgjodhēn President, as që e votuan si Kryetar Parlamenti, as që e bënë kryeministër 29 vjeç.

Rama ende s’e ka idenë çfarë nderi është me të shpëtu Berisha nga burgu 4 herë, dhe që të vras për Metën 4 protestues në bulevard.

E mira harrohet, burgu jo.

Për çdo jurist, madje edhe ata  që mbrojnë me fanatizëm legjitimitetin e dekretit të Presidentit Meta, kanë mbetur ende pa argument dhe me interpretim shterues analiza “Pse Ilir Meta nuk dekreton datë tjetër zgjedhjesh”

Në këto kushte vëzhgimin tim ligjor po e ngre mbi disa deduksione politike dhe juridike:

- Nëse zbatohet dekreti Presidentit Meta do e lëm Shqipërinë pa zgjedhje lokale dhe pa votuar?
- Do vazhdoj Erion Velia, Vangjushi, Leli, Voltana, etj në detyrë pa afat si kryebashkiak përtej mandatit?
- Nëse PS do bojkotoj zgjedhjet parlamentare në 2021 do e shtyj Presidenti Meta datën dhe do i lëri socialistët pa limit në pushtet apo do vazhdoj zgjedhjet të bëhen vetëm nga opozita?
 
Ilir Meta i cili u kujdes për çdo detaj patriotik deri në përbetimin me shqiponjë para dekretit të firmosur nuk po jep dot asnjë argument kushtetues që pse ende heziton të caktoj një datë tjetër zgjedhjesh.
Duke qenë se Ilir Meta fshihet pas gishtave të shqiponjës, po rendisim arsyet pse ai s’po vepron si Bujar Nishani apo Alfred Moisiu që ndonëse i shtyn zgjedhjet në 2017 apo 2003 patën caktuar një datë tjetër zgjedhjesh dhe jo ç’dekretim pa datë dhe pa afat:
1- Dekreti nuk synonte shtyrjen e zgjedhjeve por lënien e Shqipërisë pa zgjedhje dhe imunizimin e rebeluesve që do pengojnë votimet.
2- Meta dhe Berisha nuk duan shtyrje zgjedhjesh dhe as votime por rotacion me marrveshje në tavolinë. Thjesht pazarin e rradhës siç kanë vepruar 30 vjet.
3- Shtyrja nuk është zgjidhje sepse ndryshimet kushtetuese dhe ligjore nuk bëhen as për 3 javë dhe as për 3 muaj.
4- Shtyrja nuk zgjidh aspak krizën sepse shtyrja nuk nënkupton doreheqjen e Kryeministrit Rama,
5- Shtyrja nuk ishte plan dhe objektiv opozitar sepse opozita kërkon zgjedhje parlamentare të parakoshme dhe jo bashkiake,
6- Shtyrja nuk e shpëton Lul Bashën nga dorëheqja nëse ai do të humbasë ato qofshin në 30 qershor apo 30 tetor,
7- Shtyrja nuk ndalon efektet e funksionimit të SPAK dhe arrestimit të peshqve të mëdhenj,
8- Ky nuk është dekret i Ilir Metës por i Sali Berishës. Meta i është bashkuar hallit të përbashkët që ata kanë me amerikanët.
9- Shtyrja nuk zgjidh krizën e numërimit të votēs për partitë e vogla ndonse Meta shtiret sikur konsultohet sepse ato parti nuk fitojne asnje Bashki nëse hyn PD ne zgjedhje lokale,
10- Një datë tjetër nuk i shërben bashkshortes së tij Monika sepse i është shkërmoqur aq shumë partia dhe nuk fiton dot asnjë Bashki perballë PS.

Së fundmi Ilir Meta s’ka kēllqe të caktoj datë tjetër zgjedhjesh sepse nuk e lejon doktori, pasi në thelb do i shërbente Partisë Socialiste.
Edi Rama do vraponte në dialog me batutën e rradhës:
“Po jam gati t’ju rrah bashkë me doktoreshën dhe doktorin në datēn tuaj 30 korrik, 30 gusht, 30 shtator, boll të vazhdoj të jem kryeministër”

Jo jo Meta nuk do dekretoj asnjë datë tjetër zgjedhjesh. Shqipëria është pronë e tij dhe fundja populli s’ka çfarë zgjedh sepse Meta i bën të gjitha: President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti, deputet, Ministër, zv/kryeministër.......
Thjesht i duhen 30 vjet të tjera të ri-filloj nga e para...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 15/06/2019 22:57

    Sala dhe Liri kete foto do e vendos ne hale nje here ti dhjes me m-t pastaj ti laj me sh..e,jo per no I gjo do I mush menjen vetes se jane te paster,aty e kane vendin ne hale publike qe te dy jo si foto por me prezence reale ,e meritojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë