Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...

 

Kreshnik Spahiu kritikoi një pjesë të fjalimit të kryeministrit Edi Rama për faktin se foli për kundërshtarët e tij politikë, kur kishte shkuar atje për Diasporën që është e të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm e një krahu të caktuar.

Ai tha se kreu i qeverisë nuk mund t’i trajtojë “ca të nënës dhe ca të njerkës”, teksa kritikoi gjithashtu edhe sjelljen e opozitës me antimitingje që i quajti modele të vjetra provincialiste të pas viteve 90-të, kur komunistët bënin antimitingje për ata që donin të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës.

Spahiu e cilësoi antimitingun me 100 vetë, me flamuj partiakë dhe shumë të vogël, teksa priste më shumë njerëz në shesh në Londër.

“Kjo fushatë elektorale po tregon se lidershipet politikë të partive të mëdha nuk janë në vitin 2024, por janë ende në vitin 1994. Pse e them këtë? Nuk e quaj të drejtë që kryeministri i Shqipërisë t’i trajtojë disa të nënës dhe disa të njerkës. Që do të thotë se Edi Rama atje nuk është si kryetari i PS, por si kryeministri i Shqipërisë. Dhe duhet t’i konsiderojë të barabartë ata, pavarësisht bindjeve politike. Që do të thotë se ne mund të jemi qytetarë që nuk e duam PS dhe Edi Ramën, por jemi të dobishëm për kombin tonë, jemi të barabartë me ata që janë në sallë dhe që mbështesin Edi Ramën. Më duket e papranueshme që kryeministri i Shqipërisë të marri rolin e liderit rajonal apo global, të minimizohet në artikulimin e vetë dhe disa herë të merret me goditjet e partive qoftë të vjuetra, por edhe partive të reja. Ashtu si dhe nga ana tjetër, ne tregojmë të njëjtën gjë edhe me antimitingjet që organizohen”, tha ai. 

Teksa kritikoi ashpër edhe antimitingun, duke kujtuar se në shesh ishin vetëm 100 vetë.

“Antimitingjet janë fenomene që kanë lindur në vitin 1990, 1991, apo 1992, kur ne donim të rrëzonim bustin e Enver Hoxhës. Çoheshin komunistët që ishin në pushtet dhe bënin antimitingje kundër nesh. Tani ka filluar kjo historia që del opozita me 100 persona me flamur, e aq më tepër që dalin me flamur të Partisë Demokratike. Nuk dalin me flamur të Shqipërisë, kundër një mitingu që bën qoftë kryeministri i Shqipërisë, qoftë kryetari i Partisë Socialiste. Unë jam edhe kundër Edi Ramës që godet partitë politike, ashtu siç jam kundër anës tjetër, se pse duhet t’i prishës takimin një partie, qoftë edhe ajo në pushtet. Kjo tregon se sa provincialë dhe të prapambetur jemi në vizionin tonë politik, ku edhe në mes të Londrës do tregojmë atë mangësinë apo deficencën e qytetarisë apo civilizimit që kemi në formimin tonë politik".

Dhe më tej vijoi:

"...Protesta ishte zhgënjim, vetëm 100 veta. Sepse nga vendi janë larguar mijëra dhe mijëra shqiptarë. Ndaj prisja më shumë në atë protestë apo antimiting. Por jam i sigurtë se nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë dashur të atashohen si degë e Partisë Demokratike në Londër. Nuk kanë dashur të shkojnë atje me flamurin e PD, por me të Shqipërisë. Jam i bindur se populli opozitar dhe antiqeveritar është më i madh se dega e PD...”.

Spahiu pati rezerva edhe ndaj fjalimit të Ramës, duke u shprehur se ai përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe shkon atje me mision për ta dhe jo për të marrë rolet e kryeprokurorit, kryepolicit apo ministrit të Brendshëm.

“Rama duhet të shkojë me kontratë qoftë në SHBA, Gjermani, Angli, Itali dhe s’ka pse mban fjalim 30 minuta pse u vra 14-vjeçari. Shkon atje me një kontratë. Pse e them këtë, ska pse merr atje misionin e Prokurorit të Përgjithshëm, as ministrit të Brendshëm, as drejtorit të Policisë. Ai ka shkuar atje për një mision tjetër. Dhe misioni kryesor i Ramës është të japi një kontratë për shqiptarët jashtë kufijve, ndryshe nga ata që jetojnë në Shqipëri”, vuri ai në dukje. 


Lajmi kryesor:

Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic