Spahiu: Asnjë shtet në botë nuk shpëtohet nga 18 prokurorë, por nga ndryshimi sistemit

 

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar raportimin në Kuvend të kreut të SPAK Altin Dumani më 15 korrik për raportin vjetor të SPAK për 2023, tha se një shtet nuk mund të shpëtohet nga 18 prokuror që ka SPAK.

Në një lidhje skype nga Gjermania, Spahiu në Frontline në Report Tv, tha se duhet që të bëhet ndryshimi i sistemit të drejtësisë, sepse vendi ka nevojë për një sistem të ri.   

“Çdo lloj përfshirje në politikë do ta dobësonte figurën e Dumanit. A ka vija të kuqe, ka çdokush si Shqipëria ku çdo njeri e njeh tjetrin dhe jetojmë në një komunitet ku funksionon me njohje, me ndere me borxhe. Por, pritshmëria e publikut për SPAK është shumë e lartë. Kishte të drejtë Lapaj që tha ne e presim shpëtimin nga Altini me 18 prokuror.  Ne duhet të ndërtojmë një regjim të ri dhe një sistem të ri. Asnjë shtet në botë nuk shpëtohet nga 18 prokurorë, por nga ndryshimi sistemit”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Spahiu në Report Tv: Debati në parlament me Altin Dumanin tregoi nivelin e injorancës së deputetëve


S.B/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqjan

Spahiu: Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqjan