Sali Berisha nuk përfaqëson opozitën, por një rrymë të caktuar. Kështu u shpreh në Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, ndërsa thotë se populli opozitar është 10 herë më shumë se Berisha.
Spahiu ndalet edhe në sulmet e Rithemelimit ndaj SPAK, duke thënë se kjo pjesë e opozitës është armiku numër 1 i SPAK. Sipas tij, opozita duhej të ishte aleatja e SPAK, pasi kjo është e vetmja mundësi se si mund të vijë në pushtet.
“Nuk ka një opozitë sot, Shqipëria nuk ka sistem dy partiak. Është mirë që ka disa opozita, Berisha nuk përfaqëson opozitën, ai përfaqëson një klan të caktuar krahinor, fisnor, ish-zyratë të lartë të vendit. . Përfaqëson një rrymë dhe doktrinë të caktuar, s’mund të ketë monopolin e opozitës. Populli opozitar është 10 herë më shumë se Berisha. Ata e konsiderojnë rezolutën një kurth. Kritikat e ambasadës i jep një lloj oksigjeni grupeve opozitare që dolën kundër. Do përballen me një proces që duhet të shprehen ose pro SPAK, ose kundër SPAK. Opozita e konsideron SPAK një organizatë kriminale, ndërkohë që duhej ta kishte aleaten kryesore. SPAK është e vetmja mundësi që opozita të vijë në pushtet. Me gjithë këto probleme, dosje penale që i janë hapur qeverisë, sado PS është rritur disa herë në votime. E vetmja mënyrë është rrëzimi me çështje penale. SPAK mund të çoje deri në rrëzimin e regjimit politik. Por si munda ta bëjë, opozita është armiku numër 1 i SPAK. Ky është një nga gabimet më të mëdha, bëhet për arsye personale”, tha Spahiu për Report Tv.
Lajmi kryesor: