Spahiu për Report Tv: 4 arsyet pse Komisioni Antikorrupsion u prit keq nga SHBA dhe BE! Basha dështon nëse s’krijon aleanca me partitë e reja (VIDEO)

Pasi mazhoranca miratoi e vetme ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, SHBA dhe BE kërkojnë transparencë dhe gjithëpërfshirje. Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv analizoi reagimet e ndërkombëtarëve mbi këtë komision, ndërsa renditi edhe 4 arsyet e fshehta se përse u prit keq nga SHBA dhe BE.

Arsyeja e parë, sipas Spahiut është se Partia Socialiste e miratoi rezolutën dhe ngritjen e Komisionit Antikorrupsion me nxitim dhe pa u konsultuar me përfaqësitë diplomatike. Për gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu rendit edhe arsyen e dytë, duke thënë se rezoluta ishte e përgjithshme kishte momente juridike të paqarta.

“SHBA dhe BE kanë 4 arsye të cilat e kanë pritur keq rezolutën e votuar në mënyrë të njëanshme nga socialistët. Kjo për faktin se nuk ka pasur një konsultim të plotë të socialistëve me përfaqësitë diplomatike. Ka pasur një nxitim. SHBA janë në procesin e pritjes së ambasadorit të ri të SHBA që do jetë në vigjilje të fetës së pavarësisë të SHBA. SHBA do marrë një rol 10 herë më aktiv se ç’ishte tani pa prezencën e ambasadorit. Ky nxitim po ngjan sikur po bëhej një votim pa ardhur ambasada.

Rezoluta ishte shumë e përgjithshme dhe kishte momente juridike të paqarta që lidheshin me komisionin”, tha Spahiu për Report Tv.

Në intervistën për Report Tv, Spahiu thotë se arseja e tretë se përse u prit keq ky komision nga ndërkombëtarët është se nuk ka pasur konsensus me opozitën, pasi do duhen ndryshime kushtetuese për të cilat mazhoranca nuk i ka votat e vetme.

"E treta, është se çështja e paketës ligjore që do përcaktonte komisioni në lidhje me reformën antikorrupsion, për ekspertët e huaj që kanë qenë të shqetësuar është se paketa Antikorrupsion kërkon votim të cilësuar, se kërkon ndryshime kushtetuese apo ndryshime të kodeve. Do të thotë të ndërhysh në ligjet organike, kërkojnë o 84 vota, ose 93 vota, kërkon një bashkim ndërpartiak, nuk arrihet me vota të njëanshme. Do ishte reformë e pjesshme”, tha juristi Spahiu për Report Tv.

Në arsyen e katërt, Spahiu thotë se nuk ka pasur një konsultim me SPAK dhe sipas tij, institucionet e drejtësisë kanë çuar mesazhe të ndërkombëtarët se mudn të ketë mbivendosje të pushteteve. Sa i takon qëndrimit të Dumanit në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje, duke thënë se kuadri ligjor është i plotë dhe s’ka nevojë për ndryshime, juristi Spahiu thotë se nën rreshta kuptohet që SPAK është kundër kësaj iniciative.

“E katërta është fakti që SPAK nuk ka marrë asnjë informacion dhe nuk është konsultuar për këto. Institucionet e drejtësisë kanë çuar mesazhe të ndërkombëtarët të shqetësuar se mund të ketë një mbivendosje të pushteteve. SPAK nuk është pyetur për këtë gjë. Madje kreu i SPAK ka thënë se ne konsiderojmë që kuadri ligjor është i plotë dhe s’kemi nevojë për ndryshime, nën rreshta unë lexoj që SPAK ishte kundër kësaj iniciative që mund të cenonte veprimtarinë e SPAK”, u shpreh Spahiu.

Sipas tij, opozita nuk duhet ta bojkotojë Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa i sugjeron PD që ulet në tryezë me kushtet e saj.

“PD duhet të marrë pjesë me kushtet e tyre. S’duhet të heqin dorë nga lufta parlamentare. Do ishte mirë të ishin pjesë dhe të vendosnin kushtet e tyre”, tha Spahiu.

Sa i takon situatës në PD, Spahiu thotë se Basha duhet të kërkojë aleanca me partitë e reja në të kundërt do të dështojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentar. Ndërsa deri në mbajtjen e zgjedhjeve ai parashikon edhe krijimin e 7 partive të reja, për të cilat thotë se do ta copëtojnë edhe më shumë opozitën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Spahiu për Report Tv: Berisha nuk përfaqëson opozitën, armiku numër 1 i SPAK

Sali Berisha nuk përfaqëson opozitën, por një rrymë të caktuar. Kështu u shpreh në Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, ndërsa thotë se populli opozitar është 10 herë më shumë se Berisha.

Spahiu ndalet edhe në sulmet e Rithemelimit ndaj SPAK, duke thënë se kjo pjesë e opozitës është armiku numër 1 i SPAK. Sipas tij, opozita duhej të ishte aleatja e SPAK, pasi kjo është  e vetmja mundësi se si mund të vijë në pushtet.

“Nuk ka një opozitë sot, Shqipëria nuk ka sistem dy partiak. Është mirë që ka disa opozita, Berisha nuk përfaqëson opozitën, ai përfaqëson një klan të caktuar krahinor, fisnor, ish-zyratë të lartë të vendit. . Përfaqëson një rrymë dhe doktrinë të caktuar, s’mund të ketë monopolin e opozitës. Populli opozitar është 10 herë më shumë se Berisha. Ata e konsiderojnë rezolutën një kurth. Kritikat e ambasadës i jep një lloj oksigjeni grupeve opozitare që dolën kundër. Do përballen me një proces që duhet të shprehen ose pro SPAK, ose kundër SPAK. Opozita e konsideron SPAK një organizatë kriminale, ndërkohë që duhej ta kishte aleaten kryesore. SPAK është e vetmja mundësi që opozita të vijë në pushtet. Me gjithë këto probleme, dosje penale që i janë hapur qeverisë, sado PS është rritur disa herë në votime. E vetmja mënyrë është rrëzimi me çështje penale. SPAK mund të çoje deri në rrëzimin e regjimit politik. Por si munda ta bëjë, opozita është armiku numër 1 i SPAK. Ky është një nga gabimet më të mëdha, bëhet për arsye personale”, tha Spahiu për Report Tv.

Ora 18:09
Spahiu për Report Tv: Do krijohen 7 parti të reja deri në zgjedhje, opozita do copëtohet edhe më shumë

Juristi Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do krijohen edhe 7 parti të reja. Kjo sipas tij do të copëtojë edhe më shumë opozitën.  

"Do krijohen diku te 7 parti të reja të tjera deri në zgjedhje, do vazhdojë fragmentarizmi i opozitës shqiptare, gjë e cila i largon gjithnjë e më shumë, jo disa muaj e vite por i çon në një limit të paimagjinueshëm, dëm të jashtëzakonshëm shoqëror opozitar me mënyrën si po sillen dhe me mungesën e bashkëpunimit që kanë dhe urrejtjen e xhelozinë që kanë me njëri tjetrin", tha Spahiu.

Ora 17:58
Spahiu: Basha do humbasë nëse s’kërkon aleanca me 4 partitë e reja apo të tjera

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv situatën në Partinë Demokratike dhe programin elektoral që u prezantua sot nga kryetari Lulzim Basha. Por, Spahiu thotë se Basha do humbasë dhe do dështojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk krijon aleanca me parti të reja, mes tyre edhe me Agron Shehajn, i cili themeloi sot partinë ‘Mundësia’.

Do t’i rekomandoja ndërtimin e një fronti opozitar dhe koalicioni. PD do humbasë dhe dështojë nëse nuk bashkëpunon me 4 parti të reja. Nëse Basha nuk e hedh këtë hap, do minimizojë veten.

Për cilat parti? Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, Dashamir Shehi, Partinë çame, Partinë Agrare. E kam për çdo parti të djathtë dhe partitë e reja. Nuk duhen pasur komplekse, se që të arrish në fitore sistemi të imponon koalicionet. Parimet dhe qëndrimet e moralin ta ruajnë në kuvend. Nëse dështon nuk ka më as parime as moral. Grupimet shpërbëhen dhe programet nuk realizohen”, tha Spahiu në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Non-grata: 02/06/2024 02:22

    Çfar të përbashkët ke ti me Bashën?

    Përgjigju
  • Buda: 01/06/2024 18:23

    Duket si drita e Diellit, se Edi Rama po nxiton t'i vere kapak organit te Drejtesise me emrin SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?