Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën

Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e sotme në Himarë, teksa pritet të nis procesi i numërimit. Ai u shpreh për Marsela Karapançon se brenda koalicionit ka patur konflikte pasi nga Athina dyshojnë se Berisha ka bërë një pakt me Ramën lidhur edhe me Himarën, pas paktit për kodin zgjedhor.

'Gjikuria nëse nuk do kishte aleat, nuk do ishte pretendues për fitore. Gjikuria ka vetëm një shpresë nëse votat e Berishës dhe Ilir Metës e bëjnë atë fitues. Çdo përpjekje tjetër, PBDNJ do ishte një parti e tretë e katërt. Pse kjo diferencë mes Gjikurias dhe aleatëve. E kam ndjekur me vëmendje fushatën elektorale, në zonat e tjera në Palasë, Qeparo, Vuno, nuk kanë pasur pjesëmarrje. Takimet e Gjikurias kanë qenë 8 deri 12 veta, qoka. Tavo nuk është socialist, të dy janë minoritarë. Tavo nuk përfaqëson partinë e minoritetit grek. Mendoj se arsyeja socialistët e rekrutuan, ishte nevoja e socialistëve për Tavon, për të dhënë mesazh që edhe ne po kandidojmë një minoritar.

Pas censit del influenca e Greqisë në Shqipërisë. Numri i vogël ishte surprizë, 23 mijë. Numri më i vogël se romët dhe egjiptianët. Pse kaq mënyrë të vazhdueshme qoftë PS qoftë PD kanë mbajtur partinë e minoritetit grek në koalicion. Pse nuk janë interesuar me romët , egjiptianët. Nxjerr qartazi influencën që ka Athina në politikën. Dyshimi që ka Athina, se Himara mund të jetë pjesë e paktit Berisha Rama. Dalin nga një pakt dy javë më parë. Arsyeja pse ka pasur sot kontestime të ndryshme brenda opozitës, mund të ketë tradhti brenda llojit. Ka dyshime brenda aleatëve, PBDNJ dyshon se PD me PS mund të ketë bërë një deal që të hapet krahu në Himarë dhe tu jepet socialistëve.

Bëhet fjalë për të gjithë minoritetin. Kanë dyshime që në një marrëveshje të heshtur mes Ramës dhe Berishës dy javë më parë, ku janë vendosur gjëra më të rëndësishme se Himara, pa dëshirën e SHBA, të cilët nuk përshëndetën ndryshimet në kodin zgjedhor. Kandidimi i Gjikurias vjen pas një konflikti brenda llojit. Ka dyshime pse u spostua djali i Belerit, në minutën e fundit. Ka dyshime pse dega e PD u la pas dorës. Ka dyshime për të gjithë procesin. Nëse PBDNJ dhe Gjikuria nuk do kishin aleancën e Berishës dhe Metës sot nuk do përbënin lajm. Minoriteti grek nuk ka shumicë në bashkinë e Himarës. Edhe zoti Beleri nuk fitoi me votat e minoritetit grek në Himarë, fitoi me votat e Berishës.'

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi

1722803988_mece.jpg

Analisti Arben Meçe komentoi zgjedhjet e Himarës në Report Tv. Meçe theksoi se ekstremizmi që ekziston në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi.

'Ajo klimë në Himarë është seksion i grupimeve ekstreme, në mënyrë spontante tërheqin vëmendje që në opinioni publik grek është indiferent. Tavo është implementuar në krahun e majtë. prej konflikteve të brendshme kaloi tek LSI dhe u kthye në krahun e majtë. arsye tjetër, konkurrimi në një zonë ortodokse kërkon që përfaqësuesit të jenë në këtë valë gjatësie. Kandidati është edhe kompromis i brendshëm. Për mua them se Tavo është kandidati i PS, që nuk ka qenë në pozicione ekstremiste. Ka dhënë prova që di ti mbrojë minoritetin grek, pa i ekzagjeruar gjërat. Përfaqësues i denjë i minoritetit. Bashkohen dy linjat prezentë në këtë betejë, prezenca e minoritetit grek dhe faktori socialist që e dominon Himarën.'

Ora 22:22
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh

Avokati Indrit Sefa komentoi në Report Tv mbrëmjen e sotme zgjedhjet në Himarë. Sefa analizoi përzgedhjen e kandidatit të opozitës e cila ishte me vonesë duke mos i lënë kohë as për fushatë, kjo pasi opozita humbi shumë kohë me çështjen Belerin.

'Opozita u mor më shumë me betejën  ligjore tek procesi i zotit Beleri. E identifikoi 30 ditë para zgedhjeve, PS caktoi vetë datën e zgjedhjeve. Afati i ankimit të Belerit mbaron nesër. Presidenti merr njoftim nga Këshilli i Ministrave. Pastaj merr vendim për datën e zgjedhjeve. Rama do ti bënte këto zgjedhje në terrenin që ai donte. Përcaktoi vetë terrenin, kushtet ku do hynte. Opozita dështoi në përcaktimin e një kandidati pas zotit Beleri. Nuk mund ti lihet kandidati një fushatë dy javore.'

Ora 22:08
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjet e Himarës, theksoi paktin PD-Athinë që çoi edhe në kandidimin e Beleri vitin e shkuar dhe Gjikurias këtë vit. Spahiu thotë se PD ka paktin me Greqinë që në kohën e marrëveshjes së detit që u kthye mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese.

'Berisha ka më shumë nevojë për Ahtinën sesa Rama për Greqinë. Në kushtet e izolimit, Greqia do ishte dritarja e vetme për një lobim në SHBA. Lobi grek po lobon për heqjen e non gratës. E vetmja gjë e cila mund të prish marrëdhëniet dhe të heq dorë nga ndihma e Athinës, është nëse hallin Berishës ja zgjidh Rama. Atëherë humb Berisha interesin për Athinën. Vetë Berisha kur ishte kryeministër ka qenë objekt i debateve të ashpra që  i ka bërë lëshime Athinës. Që nga çështja e detit që u kontestua nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta për ngritjen e varrezave të ushtarëve grek në disa zona të jugut, që u prit me protesta. Ishin paketë. E treta për të cilën humba karrierën politike, ishte censi mbi baza etnike fetare. Mazhoranca lejoi me ligj ndryshimin e kombësisë. Pati një dyndje të shqiptarëve të jugut të ndryshon kombësinë në kombësi greke. Nuk duhen parë të shkëputura. Është një proces diplomatik për afro dy dekadash. Deri sot nuk ka patur pasoja për shtetin shqiptar. Strategjia e lobimit grek në SHBA, ka ardhur ka bërë fushatë në Shqipëri, për të rritur artificialisht numrin e minoritetit grek për të arritur helenizimin e këtyre komunave. Parashikoj një fitore të ngushtë për Vangjel Tavo.'

Ora 21:33
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe

Juristi Jordan Daci ishte i ftuar këtë mbrëmje në Report Tv për të diskutuar për zgjedhjet në Himarë, të cilat u mbyllën pak më parë. Daci parashikoi për Marsela Karapançon se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë më i thellë se ai i vitit 2023 ku fitues ishte Fredi Beleri.

'Mendoj se nga zgjedhjet e mëparshme diferenca do jetë më e madhe. Himara mori vëmendje. U përmbys një rezultat, fitoi një kandidat minoritar për shkak të përplasjes së madhe diferenca për çdo fitues nuk ka sesi të jetë ajo do jetë më e madhe.

Nuk do justifikohet me këto lëvizje që bën opozita. Por për shkak të ndarjes së madhe që kemi atje.'

Ora 21:18
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet

Gazetari Artur Nura i ftuar në Report Tv komentoi zgjedhjet e sotme në Himarë. Duke krahasuar dy kandidatët, Tavo me Gjikurian, ai theksoi se Tavo ka një opinion të mirë në politikën greke.

'Tavo nuk është socialist. Ka qenë me partinë e zotit Meta. Hyri në lojë kur u caktua prefekti i Vlorës. E njoh zotin Tavo, kam takuar eurodepuetët grek që më kanë folur me superlativa. Tavo ka raporte të mira me politikën greke. Dhe zotit Rama i takon të sheshoj marrëdhëniet me Athinën. Zgjodhi taktikë të gabuar me zotin Beleri. Dhe po mundohet ta zbus me Tavon. Jam dakord, që minoritarët pa PS dhe PD nuk mund të fitojnë Himarën. Nuk besoj se ka bashkëpunim me Ramën. Dy palët arritën në një marrëveshje që ndryshuan kodin zgjedhor. E rëndësishme është Athina. Të dyja palët kanë interes të mbajë ekuilibrat me Athinën. Për performancën e Ramës edhe ne kemi pasur një rezultat në arenën ndërkombëtare. Performanca e kryeministrit që i ka dhënë një peshë specifike Shqipërisë. Performanca ka sjellë një rol defacto të futjes së Shqipërisë në BE. Po tenton të bëjë të njëjtën gjë me Athinën.'

Ora 21:13
Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke nuk do merrte as 10% vota në Himarë

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Report Tv se Gjikuria nuk do përbënte lajm po të mos ishte për aleancën me Berishën. Pasi edhe Fredi Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë me votat e Berishës dhe jo të minoritetit grek.

'Kandidimi i Gjikurias vjen pas një konflikti brenda llojit. Ka dyshime pse u spostua djali i Belerit, në minutën e fundit. Ka dyshime pse dega e PD u la pas dorës. Ka dyshime për të gjithë procesin. Nëse PBDNJ dhe Gjikuria nuk do kishin aleancën e Berishës dhe Metës sot nuk do përbënin lajm. Minoriteti grek nuk ka shumicë në bashkinë e Himarës. Edhe zoti Beleri nuk fitoi me votat e minoritetit grek në Himarë, fitoi me votat e Berishës.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Po këta sikur thane se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës

Namir Lapardhaja: Po këta sikur thane se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës