Ore çfarë bëhet kështu?! Këta po ankohen e po qahen të gjithë që Rama i paska vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet në Himarë!
Po prisni një herë të dalë rezultati, se mbase keni fituar. Pupu sa i poshtër paska qenë ky Edi Rama!
Po si ua vodhe çunave zgjedhjet, mor maskara i madh! Mor i korruptuar, po pse i vidhen Saliut dhe Mulit zgjedhjet!
Mor i pabesë, që të dhanë dhe votat për amnistinë dhe reformën zgjedhore që i bëre si të donte suma me votën e tyre!
Kishte lezet në kohën e Lulit, ai i shiste, ndërsa këtyre ua vjedh Rama.
P:S. Ore se u kujtova unë, po sikur kishin premtuar që nuk do t'ua vidhte me Rama zgjedhjet?! Sikur kishin premtuar që zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka?!
Sikur kishin premtuar që do t'i çonin demokratët në fitore të padiskutueshme?! Sikur kishin premtuar që do ta çonin PD drejt fitores?! Sikur kishin premtuar që të bashkuar do të ishin më të fort!
Po, por ja s'të lë ky Lanet Rama! Po pse për këto qurravitje e bëtë gjithë atë luftë në PD ju?! Për këto qurravitje e shkatërruat opozitën dhe i vutë flakën çdo shprese të njerëzve për të parë te opozita një fije shprese?!
Qurravitjet tuaja s'i ha as qeni! Jeni thjesht të mbaruar! Gjithsesi, unë them, prisni një herë, se s'i dihet ç'a ka planifikuar Doktori për minutat e fundit dhe përmbys rezultatin.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
20.1%
-
Opozitës
14.1%
-
Qytetarëve
65.8%
Vota total: 234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti
2 Gusht, 17:54
-
Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur
2 Gusht, 15:16
-
Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat
2 Gusht, 15:07
-
PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Shpifje, lëtyrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e Athinë! Padi për skllevërit e 'non gratës'
2 Gusht, 12:18
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Namir Lapardhaja: Imagjinoni çdo bënin sikur të ishte Saliu në pushtet
31 Korrik, 18:36