Spahiu: Imazhet me zjarrin berishjan në mediat europiane, dëmtojnë Shqipërinë, jo qeverinë

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ sondazhin ekskluziv të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv lidhur me ‘termometrin politik’ të momentit në vend.

Spahiu mori në shqyrtim për Marsela Karapançon të dhënat se 70% e të pyeturve nga sondazhi janë pro pezullimit të deputetëve të PD-së nga parlamenti për djegie karrigesh dhe janë kundër aksionit të tyre politik me mosbindje civile.

'Pyetja e ndarë në ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që nuk jetojnë në Shqipëri. Pjesa më e madhe e atyre që jetojnë jashtë e vlerësojnë si të drejtë, por jo si në përqindje me diferencë me ata që jetojnë në Shqipërinë. Imazhet me djegie, zjarr, bomba në kryeqytetin e Shqipërisë dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe jo qeverisë. Këtë faturë e paguajnë emigrantët shqiptarë. Çdo shqiptar që punon jashtë mban në vete kostot e vendit të tij. E di se çdo të thotë kur prezantohesh me shoqëri gjermane, belge kur thua që je shqiptar sa i paragjykuar je dhe nuk ngrihen mbi aftësi personale por mbi perceptime sociale të vendit ku vjen.'

Për Spahiun, imazhet me bomba molotov dhe djegie karrigesh dëmtojnë Shqipërinë dhe jo qeverinë, në një kohë kur shqiptarët që jetojnë jashtë sapo fillonin ta ndjenin veten krenar për vendin e tyre.

'Në kohën kur të gjithë kishin filluar të ndjeheshin krenar, pari imazhi i Shqipërisë me turizmin shqiptar, bukuritë shqiptare. Tani i gjithë ky zjarr, kjo mosbindje civile vjen në një moment kur është investuar për imazhin. Me imazhet e bombave në parlament kur shoqëria europiane e shikojnë dëmtohet Rama apo shqiptarët në perëndim? 90% dëmtohet Shqipëria dhe shqiptarët në perëndim. Redukton dhe përqindjen e turistëve. Një i huaj do hezitojë të vijë pasi rishfaqen skenat e 97. Në Londër më thanë Shqipëria e dimë vendin e maxhupëve.

Menduam se shpëtuam nga kjo histori. Ky sondazh reflekton edhe bindjet politike që kanë shqiptarët. Kjo % që janë kundër masave ndaj deputetëve të PD janë të palëvizshme nga PD dhe Berishës. Ajo 70% rishpërndahet në elektoratin socialist dhe gri, që nuk pajtohet me dhunën. E konsideron një metodë të papërshtatshme. Ne duhet të bëjmë dhe pak debat.'

Më tej, Spahiu thekson se masat ndaj deputetëve të PD-së nuk mund të jenë thjeshte administrative por penale, pasi pengohet ushtrimi i lirë i detyrës që dënohet në Kodin Penal.

'Unë që jam jurist po ti pyes sot, edhe emigrantë të tjerë profesionistë, mendoj se 50% nuk kanë fare dijeni që kjo ka ndodhur dhe një përqindje tjetër nuk janë të aftë të gjykojnë nëse është vendim i drejtë apo i padrejtë. Kjo çështje nuk ndiqet administrativisht, por mbi bazë të kodit penal pengimi në ushtrimin e detyrës është vepër penale. Por sikur të ndodhi kjo në çdo institucion? Ligji është i barabartë qoftë për institucionet, qoftë për subjektet. Prisja një përqindje të thonte nuk kam dijeni.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti