Sondazhi në Report Tv/ Nëse votohet sot, Rama merr mandatin e katërt, 70% e shqiptarëve kundër ‘Mosbindjes Civile’ të Berishës, Meta ‘tatëpjetë’, jo më forcë e tretë

TIRANË- Gati 70% e shqiptarëve nuk janë dakord me aksionin e PD dhe Sali Berishës, në atë që e quajnë mosbindje civile. 69.5% e 1861 qytetarëve të pyetur për sondazhin e Report Tv dhe Eduart Zaloshnjas janë përgjigjur se aksioni i protestës së opozitës është negative dhe vetëm 28.1% e tyre e mbështesin.

Në anketimin ku janë pyetur 1301 zgjedhës të prirur për të votuar që jetojnë në Shqipëri dhe 560 në emigracion vihet re një ndryshim i lehtë në përqindje mes shqiptarëve që jetojnë këtu dhe atyre jashtë vendit, 68.8 e të cilëve kundërshtojnë kaosin e demokratëve krahasuar me 69.8% e qytetarëve në vend. 

Ky konsensus i shqiptarëve kundër aksionit të opozitës vihet re, madje me përqindje edhe më të lartë,  edhe sa i përket dënimit që deputetët demokratë që dogjën karriget në Kuvend morën. 71.3% e të pyeturve thonë se janë dakord me përjashtimin me 40 apo 60 ditë të ligjvënësve demokratë. Në këtë pyetje vihet re një përqindje më e madhe ndër shqiptarët jashtë vendit që e mbështesin përjashtimin me 73.2% të kundrejt 70.5% të atyre që jetojnë këtu.

Nëse sot do të votohej në Shqipëri, Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitonte një mandat të katërt me shumicë absolute në rang kombëtar. 50.3% e zgjedhësve shqiptarë të pyetur për sondazhin e Report Tv dhe Eduart Zaloshnjas janë përgjigjur se do të votonin PS-në, përkundrejt 30.2 të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Partia e tretë në vend nuk është më Partia e Lirisë e Ilir Metës, i cili në sondazh figuron vetëm me 1.5% nga 6.8% që mori si LSI në vitin 2021.

Surpriza është “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt e cila bëhet forca e tretë politike në vend me 6.8%%, ndërsa rezultat shumë të mirë merr edhe “Mundësi” e Agron Shehajt me 3.1%. Të dyja forcat e reja dalin më mirë mes emigrantëve. Rezultatet për partitë ndryshojnë pak në përqindje për liderët, me Ramën që vijon të jetë më i pëlqyer se PS dhe Berishën që është 3% më pak se Partia Demokratike.

Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunimin me sondazhistin Eduart Zaloshnja shqiptarët kanë vlerësuar punën e SPAK me 68.9% që e konsiderojnë pozitive performancën, ndërsa të ndarë janë kur bëhet fjala për punën e qeverisë me 45.2% që e cilësojnë negative, 42.4% pozitive dhe 12.4% të dyzuar.

*Në studion e Frontline me gazetaren Marsela Karapanço komentuan rezultatet e sondazhit Eduard Zaloshnja, juristi Kreshnik Spahiu, gazetari Flogert Muça, Indrit Sefa dhe Marsid Gupi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet bëhen sot PS merr mbi 50% të votave, surprizë Lapaj del forca e trete

1729198240_sondazh6.JPG
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot PS-ja do të fitonte 50.3% të votave sipas sondazhit më të fundit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv.

1729198262_sondazh6.1.JPG

PD-ja e Berishës do të merrte 30.2% të votave, ndërsa surprizën do e bënte ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj, që do renditej si forcë e tretë me 6.8% të votave.

1729198282_6.2sondazh.JPG

Edhe për zgjedhësit e pyetur që jetojnë në emigracion do ishte e njëjta situatë, por Lapaj do të shënonte ngjitje me 7.3%.

Ora 22:36
Sondazhi i Report Tv/ Cilin politikan pëlqejnë shqiptarët, Rama bindshëm më i preferuari

1729197456_sondazh5.JPG
Edi Rama është politikani më i pëlqyer për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit sipas sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas. 51.1% e të pyeturve shprehin pëlqim për kryeministrin, 27.2% pëlqejnë ish kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 1.4% Ilir Metën.

Më tej, duke marrë vetëm ata që jetojnë në vend, 51.7% pëlqejnë Ramën, 27.7% Berishën, 1.6% Metën, ndërsa 19% asnjërin prej tyre. Në emigracion 49.7% pëlqejnë Ramën, 26% Berishën, 0.9% pëlqejnë Metën, ndërsa 23.3% asnjërin prej tyre.

Ora 22:18
Sondazhi i Report Tv/ Puna e qeverisë, opinioni në Shqipëri anon negativisht, emigracioni shprehet më pozitivisht

1729196378_4.JPG

Sa i përket punës së qeverisë në përgjithësi, sondazhi i Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas zbulon se ka një opinion që anon më shumë drejt mendimit negativ ndaj punës së qeverisë me 45.2% të të pyeturve, 42.4% shprehen pozitiv, ndërsa 12.4% janë të dyzuar.

Sa i përket atyre që janë në Shqipëri, 46.7% mendojnë negativisht, 41.5% mendojnë pozitivisht, ndërsa 11.8% janë të dyzuar. Surprizën këtë rast e bën emigracioni. 44.5% e zgjedhësve të prirur për të votuar që jetojnë jashtë shprehen pozitivisht me punën e qeverisë, 41.7% shprehen negativisht, ndërsa 13.8% janë të dyzuar.

Ora 21:54
Sondazhi i Report Tv/ Puna e SPAK, 68.9% kanë opinion pozitiv! Edhe emigracioni në përkrahje të Prokurorisë së Posaçme

1729194931_sondazh3.JPG

Lidhur me punën e SPAK deri më sot 68.9% e qytetarëve të pyetur nga sondazhi i Eduard Zaloshnjas kanë një mendim pozitiv, 24.3% negativ, ndërsa 6.8% janë të dyzuar.

Sa i përket atyre që jetojnë në Shqipëri, 68.3% kanë opinion pozitiv, 25.1% kanë opinion negativ, ndërsa 6.6% janë të dyzuar.

Ndërkohë të pyeturit që jetojnë në emigracion 70.3% kanë mendim pozitiv, 22.4% negativ, 7.3% janë të dyzuar.

Ora 21:35
Sondazhi i Report Tv/ 70% e qytetarëve kanë opinion negativ për mënyrën si po proteston PD-ja

1729193788_sondazh2.JPG

69.5% e të pyeturve nga sondazhi i Eduard Zaloshnjas dhe ‘Frontline’ Report Tv kanë një qëndrim negativ për mënyrën si po proteston opozita dhe për aksionin e tyre me mosbindje civile. 28.1% shprehen pozitiv, ndërsa një pakicë 2.4% janë të dyzuar.

E ndarë veçmas më pas, në Shqipëri janë negativ nga këtyre protestave 69.8% e të pyeturve, 27.3% kanë qëndrim pozitiv, ndërsa të dyzuar 2.9%.

Në emigracion janë kanë opinion negativ 68.8% e zgjedhësve të prirur për të votuar, 30% mendojnë pozitivisht, ndërsa 1.2% janë të dyzuar.

Ora 21:08
Sondazh i Report Tv/ Më shumë se 70% janë pro pezullimit të 25 deputetëve të PD nga parlamenti pas djegies së karrigeve

1729192175_sondazh1.JPG

71.3% e qytetarëve të pyetur janë dakord me pezullimin e 25 deputetëve të opozitës pas djegies së karrigeve në parlament. 26.3% shprehen kundër, ndërsa 2.4% janë të dyzuar.

Kjo e shfaq në sondazhin e ‘Termometrit politik’ të zhvilluar nga Eduard Zaloshnja në bashkëpunim me ‘Frontline’ Report Tv. Në sondazh janë pyetur zgjedhës të prirur për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

Të ndarë më pas, vetëm në Shqipëri janë 70.5% pro pezullimit të deputetëve, 27.7% shprehen kundër, 1.8% të dyzuar. Ndërsa zgjedhësit e prirur për të votuar që jetojnë në emigracion, 73.2% janë pro pezullimit, 23% janë kundër, 3.8% janë të dyzuar.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dibrani PS: 18/10/2024 16:38

    Ka rendesi te theksohet qe zoti Rama eshte nder kryeministrat me te suksesshem ne Europe dhe ka bere nje nder te madh kombit the ka shtruar mire rrugen e integrimit te Shqiperise ne BE eshte politikan vizionar dhe i zgjuar me kompetenti ne Ballkan dhe me gjere sic tregojne statistikat qe flasin ne favor te progresit te popullit shqiptar dhe vendit tone

    Përgjigju
  • [email protected]: 18/10/2024 15:09

    Gjyshja ime thoshte “Si eshte mileti eshte hyqymeti” ndersa Skocezet thone se politikanet dhe pampersat duhen nderruar sa me shpesh dhe për te njejten arsye.Nuk ka tranjere ne bote qe drejton skuadren kur gjysma e saje jan jashte loje me te kuqe. Ta gezoni Edi Ramen

    Përgjigju
  • V.F. L.P. POPULLI: 18/10/2024 08:30

    Nuk duam te futemi ne europ gezimi me i madh i popullit shqiptare eshte arrestimi i sali ram berishes qe eshte edhe kanceri shqiperise..

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2024 01:55

    Ky sontazh nuk eshte bindes per sa i perket Rames.Perse e them kete,sepse sontazhi vjen fill pas hapjes se kapitujve te negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE dhe Rama doli me bllokun e kapitujve ne foto.Njerezit jane ne ekstaze,akoma nuk u ka dale dehja nga ky lajm i mire dhe sigurisht qe po t'i pyesesh,Rama eshte ne kete moment me i preferuari.Sigurisht qe Rama do te jete i preferuari kryesor edhe pa kapitujt e negociatave,por po te behej ky sontazh nja dy muaj para,ose me pas,numrat e statistikave do te ishin me afer realitetit.Sa per opoziten.sontazhi eshte i sakte,sepse jane vazhdimisht /lajmi i dites/ me akte qe bejne e problemet qe shkaktojne.Nuk eshte cudi qe urrehen nga te gjithe.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 18/10/2024 08:50

      FORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE

    • Dakord: 18/10/2024 08:22

      Sondazhi është bërë para konferencës së luksemburgut o iris

  • Zeri i Popullit: 18/10/2024 01:28

    Interesant fakti qe shumica e "shqiptareve" vleresojne negativisht qeverine parazite por ama e votojne ate ne shumice! Kuptohet, sondazhxhiu qe vetem me Zaloshnjen nuk ka lidhje, ka pune keto kohe qe te unifikoje sondazhet sipas vijes se Rames.

    Përgjigju
  • beni: 17/10/2024 21:48

    70 per qind e votuesve te pPS mund te thoni

    Përgjigju
    • Loni: 17/10/2024 22:00

      Pse ka si te ndodhi ndryshe. Cdo gje behet me vetdije edhe sa per punen e spakut se kuptoj sa jete te tjera duhet te humbin ne kete komb qe te behet ky komb ashtu sic i ka hije?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori