Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi qasjet e socialsitëve dhe demokratëve ndaj arrestimeve të SPAK. Spahiu thotë në Frontline, se nëse Beqaj do ishte me PD, kjo forcë politike do manifestonte tek shtëpia e tij për të bërë thirrje ta lironte, duke quajtur drejtësinë si të korruptuar. Por kjo qasje nuk është tek socialistët, që të paktën në publik mbështesin drejtësinë dhe nuk bëjnë presion.

'Sot duhet të kishte një deklaratë për shtyp të qeverisë për këtë çështje. Nëse arrestohet një ministër apo protagonistët kryesor. Qeveria Rama 1 është i arrestuar apo në kërkim apo procedim. Gjithë ekipi i Rilindjes që krahasoheshin me ekipin e Rilindjes së një shekulli më parë, ranë në burg. Të paktën kanë detyrim për të thënë ndaj socialistëve çfarë ka ndodhur. Kjo është pjesa negative. Përgjegjësia është drejtëpërdrejtë politike, kur iu dha post politik dhe e merrte në krah për t’i thënë SPAK se ka mbështetjen time.

Tani a ka një qasje pozitive, ka. Nëse Beqaj do ishte deputet i krahut tjetër do kishte situatë, sot partia do ishte te rrugica e Beqaj, duke thënë lironi Ilir Beqajn. Kemi dy qasje të ndryshme kur arrestohen të majtët dhe socialistët dalin rresht drejtësia të bëjë punë, nuk bëjnë presion. Krahu tjetër i thotë bandë kriminale, nëse merret dikush i pandehur i thonë martir. Qasje e ndryshme në raport me drejtësinë. Jo se nuk i ushtrojnë presion këta por janë më të sofistikuar. Qasjen publike e kanë të ndryshme. Nuk janë kërcënues ndaj drejtësisë. Pika më e dobët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, profili i tyre që nuk mbajnë presion. Janë profile që nuk janë mësuar me rol mediatik. Dhe kur iu bëhet libri i shtëpisë dhe kërcënohen nuk e mbajnë presionin. Një pjesë dorëzohen. Nuk janë organe kolegjiale. Kush ka firmën vendos. Është shumë delikate.

Sa i përket batutës suaj, doja të perifrazoja një thënie të Beqajt. Suksese në burg. Nuk i uroj burgut askujt. Uroj të dali i pafajshëm. Mendoj se ai është viktimë e arrogancës së pushtetit të vetë. Gaboi aty tek fundi tek banaliteti i faturave të supës. Aty Prokuroria e ka të blinduar. Boll fakti që bashkëshortja ka qenë pronare e restorantit, mjafton kaq. Edhe sikur të mos ketë përfituar. Gjithë shërbimet e i ka orientuar  te një kompani e bashkëshortes është konflikt interesi. Për fatin e tij të keq kjo çështje do shkojë gjatë.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Ilir Beqajn me dosje penale të hapur


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka