Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra

Juristi Kreshnik Spahiu, në "Frontline", kritikoi ashpër parlamentin e sotëm, duke e cilësuar si më banal në historinë politike të Shqipërisë që prej vitit 1912. Sipas Spahiut, niveli etik dhe profesional ka pësuar regres të thellë, duke sjellë sjellje të papranueshme në publik.

Spahiu nënvizoi humbjen e elitave që dikur dominonin parlamentin dhe kritikoi një model sjelljeje që, sipas tij, transmeton energji negative në politikën shqiptare.

'Nga 1991 jam ndjekës kryesor i çdo legjislaturë, seancave dhe ecurisë. flas dhe për parlamentin e komunizmit, edhe për parlamentin e luftës së dytë. Ky nuk është më i dobët, por më banali në historinë politike shqiptare. Nga 1912 nuk ka legjislaturë më banale, jo etike, jo profesionale, sesa kjo. Është një fatkeqësi që një kategori nën nivelin mediokër të shoqërisë ka sjellje banale para mediave me nivelin më të ulët etike. Gra deputete që sillen si burra, dhe burra si gratë. Gratë sillen si të forta dhe burrat pa pikë karakteri. Brenda një legjislaturë ndryshime radikale, njerëz që rrihen me shkopa dhe pastaj puthen. Gra që artikulojnë si të fortat e lagjes, këta po transmetojnë energji negative shumë të fortë.'

Ai theksoi se sistemi i listave të mbyllura ka ndikuar negativisht, duke favorizuar individë që kopjojnë sjelljet e liderëve pa shfaqur karakter personal.

'Sistemi i listave të mbyllura kërkon që të gjithë këto gra që sillen si burra dhe këto burra që sillen si gra, ti tregojnë liderit që kopjon stilin e kryetarit dhe ta kopjojnë duke bërë çdo gjestikulacion. Njeriu që ka futur denigrimin familjar është vetëm 1. Nuk e ka pasur Fatos Nanon artikulimin e tij për të denigruar kunatin, motrën. E ka futur vetëm një Sali Berisha. 25 vjet komunist, kishte modelin e denigrimit familjar. Si ato bënin zap elitat, ishte vetëm 1 duke denigruar familjen. Në mënyrën e vet e ka modernizuar në sistemin pluralist. Tani hyhet me libër shtëpie.

Spahiu solli ndër mend legjislatura të mëparshme që kanë qenë më intelektuale dhe më profesionale sipas tij sesa ajo e sotmja. 

Banaliteti ka dominuar mbi etikën. Fyerjet mbi profesionalizmin dhe në gjithë kontekstin e situatës, i pakrahasueshëm në 34 vite kemi regres të nivelit parlamentar. Kur ka qenë Dash Shehi, Uran Butka, Petrit Kalakula, elita sollën model që ka humbur. Tani është modeli i çupëlinave dhe gjysëm burra gra që nuk dihet ç’model kanë. Po të marrësh fotot e deputetëve para 100 vitesh, 70 vitesh edhe ato Lenka Çukot kanë qenë më të mirë se Lenkat sot.'

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
Spahiu: Me listat e mbyllura Rama-Berisha do dalin më të fortë se kurrë në zgjedhjet e 11 Majit

1733431751_kreshnikspahiu.jpg

Kreshnik Spahiu ka komentuar në lidhje me ndikimin e listave të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme të 11 Maj.

Ai është shprehur se këto lista do t’i forcojnë më shumë liderët politikë si Edi Rama dhe Sali Berisha, duke i bërë ata më të fortë se kurrë.

Sipas tij, ky sistem zgjedhor favorizon partitë më të mëdha dhe liderët e tyre, duke e konsoliduar më tej pozitat e tyre në politikën shqiptare.

'Me listat e mbyllura Rama-Berisha do dalin më të fortë se kurrë në zgjedhjet e 11 Maj', tha Spahiu.

 

 

Ora 22:12
Spahiu: Amnistia e ndërtimeve pa leje nxit dhunimin e të drejtës së pronës dhe shton anarkinë e betonit

 

Kreshnik Spahiu ka theksuar në 'Frontline' se një nga dobësitë më të mëdha të Shqipërisë në 30 vitet e fundit është mungesa e kontrollit të territorit dhe dhunimi i të drejtës së pronës.

Ai kritikoi amnistinë për ndërtimet pa leje, duke e cilësuar si një dëm për shtetin, pasi ato cënojnë të drejtat e qytetarëve për breza. Spahiu shtoi se ndërsa amnistitë mund të jenë të dobishme për interesat e shtetit, ato nuk duhet të keqpërdoren për përfitime partiake, veçanërisht kur preken të drejtat e qytetarëve dhe bëhet dëm afatgjatë.

'Armiqtë e Shqipërisë kanë pasur një akuzë për ne. Gjithmonë thonë nuk kanë aftësi shtetformuese. Sipas tyre jo se jemi të paaftë të krijojmë, por të bëjmë shtet. Sepse ne çdo ditë provojmë paaftësitë tona për të ndërtuar një shtet juridik të fortë. Këta e përdorin, një nga dobësitë më të mëdha 3 dekadat e fundit është mungesa e kontrollit të territorit. Nuk ka ndodhur as gjatë pushtimit. Kemi qenë në shekuj të pushtuar, por nuk është masakruar prona se 3 dekadat e fundit. Nëse ka një krim thelbësor që kanë kryer administrata në Shqipëri është trajtimi, maskarada me të drejtën e pronës.

Në saktët e tyre ligjore Kuvendi legjitimon dhunimin e të drejtës së pronës. Nuk jam kundër amnistie. Jam kundër amnistisë për ndërtime pa leje. Marrja e një ryshfeti më pak e dëmshme se një ndërtim pa leje. Nga një ndërtim pa leje në fshat i cenohet e drejta brez pas brezi qindra familjarëve. Një kullë në Tiranë na privon nga shumë të drejta 100 vitet e ardhshme, është dëm publik. Në thelbin e vet amnistia është falja, një instrument kushtetues ligjor i parlamentarëve kur interesat e shtetit janë më të mëdha se të individit.

Kur falen 200 të burgosur, në thekin e vet shteti ka interes ti lërë të lirë se sa të mbajë me bukë 200 veta. Interesi të marri partia ca vota nga ata që kanë ndërtuar pa leje. Shtetet juridike nisen nga interesa kushtetuese, ndërsa shtetet partiake nisen me llogari partiake. Para zgjedhjeve falin gjobat, falin ndërtimet pa leje. Nuk jam kundër, por kundër kur ato keqpërdoren në dëm të interesave të shtetit.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez