Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar paraqitjen e Berishës në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Spahiu thotë se Berisha duhej të gjykohej ose i lirë ose në arrest shtëpie, por jo në masën detyrim paraqitjeje.

Ai ngriti pyetjen nëse “Mitingjet, deklarata e Berishës kundër prokurorëve e gjyqtarëve se janë organizatë kriminale, e dëmtojnë gjykimin dhe hetimin?”

“Të dyja janë të justifikuara, qoftë masa e sigurisë qoftë mbështetja që vjen për zotin Berisha. Masat e sigurimit jepen që të mos pengohet hetimi dhe të mos dëmtohen provat gjatë gjykimit. Kam një pyetje për publikun: Mitingjet, deklarata e Berishës kundër prokurorëve e gjyqtarëve se janë organizatë kriminale, e dëmtojnë gjykimin dhe hetimin? E lehtësojnë apo e pengojnë gjykimin? Shumë e thjeshtë është logjika. Berisha është bashkëpunues me prokurorinë e gjykatën, apo nuk është bashkëpunues? Berisha është bashkëpunues me organin hetimor apo jo?”, tha Spahiu.

Spahiu thotë se prokurorët dhe gjyqtarët pjesërisht e kanë frikë Berishën dhe presionin mediatik.

“Për mua ndikojnë 100%. Drejtësia nuk është mekanizëm teknologjik, drejtësia jepet përmes disa njerëzve që janë të veshur me detyrën e prokurorit apo gjyqtarit. Unë mendoj se këto qenie njerëzore kanë frikë nga liderët politikë. Detyrimi i paraqitjes është masë e papërshtatshme, nuk zgjidh problemin e pengesës që mund të shkaktojë Berisha për hetimin. Unë do vlerësoja që Berisha duhej hetuar dhe gjykuar ose në gjendje të lirë, pa masë sigurimi, ose masë arresti shtëpiak.

Në gjithë këtë histori, kush e ndan rrezikshmërinë shoqërore të personit, çfarë e vlerëson që e bën të rrezikshëm për hetimin. E kanë frikë që ta mbajnë në arrest, shumë e thjeshtë. Në gjithë këto masa më e papërshtatshmja është detyrimi i paraqitjes”, tha Spahiu në Report Tv.

Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Ish-kryeministri u paraqit i rrethuar vetëm nga një grusht militantësh, ndërsa sulmoi SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se vitii 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ku sipas tij të dyja partitë do të bashkojnë forcat për të mos lejuar zgjatjen e mandatit të drejtuesit të SPAK dhe prokurorëve.

“Këta kanë të gjithë një armik të përbashkët, kanë një kundërshtar. Këto janë zgjedhje shumë të veçanta, ku forcat kryesore nuk kanë kundërshtarë njëra-tjetrën. Viti 2025 do të jetë koalicioni anti-SPAK, PD dhe PS do të bashkojnë votat për të mos vazhduar mandatin e Dumanit dhe të prokurorëve të SPAK. Kam informacion se PD dhe PS nuk do të zgjasin mandatin e drejtuesve të SPAK dhe prokurorëve. Mandati do të jetë 9 vjet për ata që janë prokurorë të zakonshëm dhe 3 vjet për drejtuesit. Kjo s’do të ndodhë vetëm nëse PS do të marrë 93 deputetë, për të ndryshuar Kushtetutën. Mund të ndodhë që amerikanët t’i thonë Ramës që përgjegjësia është e njëanshme, ose ndrysho Kushtetutën për të zgjatur mandatin e Dumanit ose largohu si kryeministër. Vetëm në këtë rast, nëse do të jetë përballë faktit që lëshon postin, Rama mund t’i zgjasë mandatin Dumanit”, tha Spahiu.

Ora 22:18
Spahiu: Prokurorët s’janë më trimat e Shqipërisë por janë qënie njerëzore me ndjenja apo me frikëra

Duke komentuar paraqitjen e Berishës në SPAK, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se prokurorët s'janë më trimat e Shqipërisë, por edhe ata janë qenie njerëzore me ndjesi apo frikëra. Sipas tij, pavarësia e drejtësisë është relative dhe ndikohet nga ndërgjegjja e secilit prokuror dhe gjyqtar.

Ai theksoi gjithashtu se Berisha ka fituar betejën politike me sistemin dhe se ky proces penal nuk do të ketë një vendim të formës së prerë para vitit 2028.

“Një pjesë e njerëzve thonë që drejtësia është degë e PS dhe Ramës, një pjesë tjetër thonë që SPAK bën çfarë i thotë Soros. Një pjesë tjetër thonë që drejtësia është e varur nga amerikanët. Një pjesë tjetër thotë është i pavarur, unë do thoja që pavarësi absolute nuk ka as në SHBA. Në thelbin vetët pavarësia është në ndërgjegjen e secilit prokuror e gjyqtar. Çdo prokuror i çështjes është kryetar, drejtues në atë çështje. Mund të jetë tërësisht i pavarur, mund të këtë ndjesi politike, herë majtas e herë djathtas. Berisha e ka fituar betejën politike me sistemin, është më i fortë. Nuk e di çdo ndodhë në gjykatë, do deklarohet i fajtor ose i pafajshëm, unë kam deklaruar që ky proces penal s’do ketë vendim të formës së prerë para vitit 2028 për Berishën. Për sa kohë Berisha nuk është penguar në aktivitetin e tij kushtetues, të mandatit si deputet, mendoj se e gjithë kjo furtunë, më shumë i ka dhënë kapital politik Berishës dhe nuk është një mbret i asgjësuar me një skemë. Nga kjo skemë, socialistët janë më të diskredituar nga goditjet e SPAK, se sa demokratët. Nuk mendoj se janë goditur politikisht socialistët, por për shkak të dosjeve të korrupsionit, në imazhin publik janë shkatërruar socialistët, demokratët dhe Berisha po dalin më të fituar në një proces që nuk po jep rezultate”, tha Spahiu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çin Canko: 07/01/2025 07:38

    Sali Sheqere Bajga duhej prej vitesh tē ishte nē biruc por Albanistani i Evropēs nuk ka drejtēsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës