Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar nga kryeministri Edi Rama tha se më e rëndësishme se ashpërsimi i kodit penal, Shqipëria ka një çështje më të rëndësishme, të miturit dhe aktet tyre të dhunës.
Spahiu solli shembuj nga shtete të Europës, ku nëse një fëmijë del me maska dhe thyen banka, përndërve u hiqet kujdestaria për 10 vite.
“A duhet të ashpërsohet kodi penal? Por ne kemi çështje më të rëndësishme në Shqipëri, se kodi. A mundet një fëmijë 14 vjeç të thyëjë bankën ti vëri zjarrin një institucioni. Ne nuk kemi një sistem social dhe administrativ i cili të ketë masa parandaluese.
Nëse një fëmijë në Gjermani del me maska dhe thyen bankat prindërit i hiqet e drejta prindërore për 10 vjet. Edhe këto sankisonet penale do të jenë të pazbatueshme përballë atyre ligjeve kushtetuese. Çdo parti që humb i ka aty 3000 mijë veta për ti maskuar dhe t’i çojnë në protestë. Ata që na qeverisin nuk duhet ta kishin pritur kur u erdhi dhuna te dera. Ata duhen të jenë vizionarë, nuk duhet të veprojnë kur të vijë qameti”, tha Spahiu.











Komente
Komento