Spahiu: Një polici që s’kontrollon as qarkullimin rrugor, s’mund të luftoj krimin e organizuar

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar sonte në Frontline komentoi për Marsela Karapançon garën për kreun e policisë së shtetit. Sipas tij kjo garë ka disa avantazhe për transparencën dhe konkurrueshmërinë.

'I gjithë ky proces ka disa avantazhe dhe disavantazhe. Duhet vlerësuar ana formale, ka një ndryshim në transparencë. Ne e vlerësojmë që nuk është fiktive. Është futur ajo garë e konkurrencës si në shumë institucionet të tjera të shtetit. Gara ka një numër të madh personalitetesh. Kryeministri apo ministri mund të kenë një shortlist. Mes gjithë këtyre emrave nuk gjejnë një apo dy që të thonë i përket shatit të kryeministrit, që të thuhet do përdoret si kamikaz në polici. Nuk ka një paragjykim.'

Por më tej solli dhe disa disavantazhe, pasi sektori i rendit publik është më i dobëti në qeverisjen Rama dhe një drejtor policie nuk mund të luftojë dot ato banda që as politika dhe media nuk guxojnë t’i përmendin emrin.

'Një prurje e re të jetë më e mirë se e vjetra duhet një analizë. Përderisa nuk dimë pse drejtori i policisë dhe ministri u larguan nuk dalim dot në një analizë. Sektori më i dobët i qeverisë Rama në 12 vite është rendi publik. Por mendoj se Shqipëria hyn me të padrejtë tek harta e zezë në krahasim me shtete të tjera. Mendoj se ministria e Brendshme, vetë ndërrimi i 6 apo 7 ministrave, nuk ka gjetur stabilitet. Është një nga problemet më të mëdha. bëhet një zhurmë e madhe, sikur një drejtor do drejtoj luftën ndaj krimit, kur policia nuk fut dot në rresht qarkullimin rrugor. Ka një doktrinë shkencash, nëse policia dështon në kundërvajtjet penale, nuk ka pritshmëri në luftën ndaj krimit.

Kështu e ka nisur Rudi Guliani, kur tha nuk do lejojmë një xham makine të thyhet. Qarkullimi rrugor është më keq se në kohën e Saimir Tahirit. Sot 4 bandat kryesore nuk guxohet ti përmendet emri as nga politika, policia, media. Përmenden banda që janë në shkërmoqje. Unë nuk guxoj t’ia përmend emrin. Janë aq të fuqishëm. Në nivel qeveritar, edhe tek kryetari i opozitës nuk i përmend më. Janë të shantazhueshëm përballë pushtetit të parasë dhe rrjetit që ata kanë. Më duket qesharake kur themi se një drejtor policie do bëj namin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Spahiu: Në Shqipëri janë 4 banda që as media, as qeveria, as opozita s’ja përmendin kurrë emrin

 

Spahiu duke folur për emrin e ri të kreut të policisë së shtetit, u shpreh në Frontline se drejtori i ri nuk mund të bëjë shumë gjëra përballë krimit, pasi ka banda që nuk guxojnë t'i përmendin as qeveria, as opozita dhe as mediat.

'Ka një doktrinë shkencash, nëse policia dështon në kundërvajtjet penale, nuk ka pritshmëri në luftën ndaj krimit. Kështu e ka nisur Rudi Guliani, kur tha nuk do lejojmë një xham makine të thyhet. Qarkullimi rrugor është më keq se në kohën e Saimir Tahirit. Sot 4 bandat kryesore nuk guxohet ti përmendet emri as nga politika, policia, media. Përmenden banda që janë në shkërmoqje. Unë nuk guxoj t’ia përmend emrin. Janë aq të fuqishëm. Në nivel qeveritar, edhe tek kryetari i opozitës nuk i përmend më. Janë të shantazhueshëm përballë pushtetit të parasë dhe rrjetit që ata kanë. Më duket qesharake kur themi se një drejtor policie do bëj namin.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2024 01:46

    Ne nje film qe kam pare,personazhi kryesor qe luante rolin e nje ekzekutivi marketingu thoshte se ne boten e reklamave nuk ka genjeshtra,vetem ekzagjerime.Z.Spahiu,ndoshta renia e mitit te ketyre 4 bandave duhet te filloje thjesht nga permendja e emrit te tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament