Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
Me sondazhet e fundit PD nuk fut asnjë deputet në listat e hapura. Pra nëse sot sondazhi del në rezultatin e 11 majit, PD nxjerr zero deputetë nga listat e hapura.
Duke qenë se është frymë e jashtëzakonshme që i ngjan dhjetorit të viteve 1990, dhe duan të kenë demokraci në këtë vend duhet të 11 parti të jenë në parlament. Nëse parlamenti i 11 majit do të ketë PS dhe koalicioni i Sali Berishës është në pikëpyetje 2029. Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit i di i madh dhe i vogël. Vetëm injorantët të cilët nuk duan ta pranojnë. Zgjedhjet e 11 majit i fiton PS. Çështja është që parlamenti do të ketë konfigurim për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës në të ardhmen apo do të kemi një konfigurim që Rama të garantojë dhe mandatin e pestë.
Me ironi Spahiu tha se "nuk përjashtohet mundësia që Rama ta emërojë zv/ministër Berishën për të mbuluar sektorin e opozitës"

Spahiu analizon dhe replikën e Bashës me Ramën dhe taktikën elektorale të Berishës për të kandiduar deputetë me logo të tjera të partive që juristi e quan ‘vjedhje me kod electoral”
“Berisha ka qenë më lart. Pra me 4 ditë replika, Basha është kthyer në fenomen. A e dini që gjysma e deputetëve të PD-së kanë hyrë me logo të tjera në koalicion. E gjitha është bërë të dalin si deputet të partive të tjera të krijojnë grupe parlamentare dhe të marrin buxhet nga shteti. A ështe e drejtë kjo? Jo, dhe është në kurrizin e shqiptarëve që do të paguajnë në mënyrë të padrejtë para për disa parti që nuk janë përfaqësuese por i ka futur logo Berisha për ti bërë çokë. Është skemë. Është vjedhje me kod elektoral. Kjo është taktikë elektorale. Ne nuk e dimë çfarë do të bëjë Rama. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dihet, ajo që më shqetëson mua është nëse do të kemi një demokraci minimalisht si Kosova ku të ketë disa parti politike në parlament' thotë Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
Duke analizuar sondazhet Spahiu thotë se PD nuk merr më shumë se 60 deputetë.
"Unë kam projeksione dhe statistika të sakta për prognozën e zgjedhjeve. Jam nga specialistët më të saktë në gjykimin e rezultatit. PD në rastin më të mirë, edhe sikur tia shkruaj unë rezultatin, nuk i kalon kurrë 60 deputetë. Kjo është maksimalja. Kjo do të thotë se fitorja e maxhorancës për 1 milionë arsye do të jetë shumë e lartë. Për bashkëpunim nuk ka nevojë Albin Kurti që i duhen dhe 15 deputetë të tjerë se nuk e ka kapur 51 % jo më PS e cila sipas statistikave që vjen nga disa zgjedhje që nga 61 bashki ka marrë 55, dhe 6 ka humbur. Në historinë politike nëse do i referohesh statistikave, një parti që ka fituar 90% të bashkive nuk mund të rrezikojë pushtetin apo partia tjetër ta rrëzojë" tha Spahiu.
Komente

