Në marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për strehimin e emigrantëve, përfituese nuk është vetëm Italia por edhe BE.
Duke ju përgjigjur kritikuesve të marrëveshjes, se do të dëmtohet turizmit, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për ‘Studio Live’ në Report Tv tha se qytete në vende të BE-së kanë 500 mijë kampe refugjatësh.
Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se në dy pika turistike shumë të frekuentuara në Shiqipëri, siç është Gjiri i Lalëzit dhe Lezha ka dy kampe refugjatësh dhe nuk e pengojnë aspak turizmin.
‘Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri nuk është përfituese vetëm Italia por edhe BE. 90% e emigrantëve afrikanë që vijnë në detin Mesdhe nuk kanë në destinacion Italinë apo Greqinë, por e kanë portën e parë të BE-së. Kanë si qëllim të shkojnë ku është tregu i punës. Përfituese në këtë zgjedhje në këtë formulë është e gjithë BE dhe kjo është arsyeja se shtete e BE-së mbështesin këtë projekt. Shqipëria po trajtohet si vend i BE.
Të gjithë ata që thonë do të shkatërrohet turizmi lezhjan unë do t’i them disa fakte. E para në dy zona turistike shumë të zhvilluara në Shqipëri, janë dy zona që kanë kame. E para është Gjiri i Lalëzit, ku ndodhet kampi i muxhahedinëve. Në Lezhë nuk kanë kryer asnjë krime emigrantët afganë dhe nuk janë bërë pengesë për zhvillimin dhe bumit turistik. Të gjitha ata thonë se do të shkatërrohet Lezha apo Gjiri i Lalëzit janë mashtrues amatorë. Sot në BE në qytete kryesore të Europës.
Në Berlin, në Marsejë, Nicë në Austri, në qytete kryesore, janë afro 500 mijë, gjysmë milioni kame emigrantësh. Jo ne periferi dhe të izoluar, por në qendra të hapura dhe nuk është shkatërruar as turizmi, spanjoll, as britanik, as holandez, as gjerman, është një gënjeshtër e madhe të futen nota racizmi.’- tha Spahiu.
Spahiu teksa ka komentuar emisionin nw Rai 3 për Shqipërinë, u shpreh se mafia shqiptare pastron 1000 herë më shumë para në SHBA dhe vende të BE-së se sa në Shqipëri.
Spahiu theksoi se Shqipëria mund të ketë mafie, por kurrë krimi shqiptar nuk mund të arrijë nivelin mafioz të Cosa Nostras dhe të Camorras.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se opozita del të protestojë para bashkisë, pasi nuk ka njerëz që të protestojë para qeverisë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu theksoi se opozita ka zgjedhur një kauzë të gabuar.
‘Opozita shqiptare ka të drejtë të protestojë, por jo për marrëveshjen me Melonin. Si mund të kesh këtë frymë anti-europaine. Opozita me këtë frymë ka zgjedhur një kauzë të gabuar. Dalin me 200 veta protestojnë para bashkisë se nuk kanë njerëz para qeverisë. Dil rrëzojë Edi Ramën. Pse nuk nxjerrë dot 100 mijë njerëz nuk mund të përdorësh kauzat. Duke zgjedhur një betejë të gabuar forcojnë Edi Ramën. Ndjej keqardhje të ndërtohen mbi kauza dhe bazë ta paqena.’- tha Spahiu
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, tha se nuk duhet lejuar që kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha nuk duhet të lejohen që të krijojmë një komision anti-Spak.
‘Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion është i njëanshëm. Nuk duhet lejuar që Rama-Berisha të krijojnë një komision Anti-SPAK. Uroj të mos ketë një marrëveshje të pazarit politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsiderohet si marrëveshje ani-SPAK.’- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ teksa ka komentuar emisionin e Rai 3 për Shqipërinë, u shpreh se mafia shqiptare pastron 1000 herë më shumë para në SHBA dhe vende të BE-së se sa në Shqipëri.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu theksoi se Shqipëria mund të ketë mafie, por kurrë krimi shqiptar nuk mund të arrijë nivelin mafioz të Cosa Nostras dhe të Camorras.
‘Në 90% të goditjeve mediatike nuk ka një lidhje shkakësore. Nuk kuptohet se të gjitha ato argumente nuk kanë lidhje me marrëveshjen e emigrantëve. Tema është marrëveshja e emigrantëve dhe një emisioni i Rai3, argumenton se Shqipëria ka mafie. Shqipëria mund të ketë mafie, por të gjitha këto i ka nivel më të ulët se Italia. Krimi shqiptarë nuk mund të arrijë kurrë nivelin mafioz të Cosa Nostrës, Ndraghetës dhe Camorrës.
Mafia italiane pastron para 1000 herë më shumë në SHBA dhe BE se në Shqipëri. Në çdo vend të BE-së Ndragheta, Camorra dhe Cosa Nostra pastrojnë paratë më shumë më shumë se sa Shqipëri. Vetëm në 2021 Ndragehta rezultonte 100 mld euro të investuara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë italiane. Fakti që këto pastrojnë para do të thotë se këto janë narko shtete.’- tha Spahiu.
Z.Spahiu,turizmi nuk demtohet nga kampet e emigranteve,por ama dhe ne nuk jemi Meksike, qe te na i lene ne dere! Neve na dalin e na teprojne ata qe hyjne perdite nga kufiri i gjelber.Italia ka tre-fishin e territorit tone dhe te turizmit tone.Ka sip.te mjaftueshme per te ndertuar kampe dhe as turizmi i saj nuk preket.Pse na kerkoi neve t'ja mbajme,kesaj pyetje pergjigjuni ju lutem?!
PërgjigjuEdhe Berisha ne grahmat e fundit te Spahiu u mbështet, siguri dështimi.
Përgjigjuka europa kampe,,,por nuk i ka ne bregdet...i ka brenda ne thellesi...
Përgjigju