Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Repolitix në Report Tv ka folur mbi investigimin e Shqipatrja.com lidhur me vilën perandorake të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit. Ndalur në lejet që Berisha ka dhënë për ‘Lura sh.p.k’ për ndërtimin e vilave luksoze, Spahiu thotë se shkatërrimi i bregdetit nisi në vitin 2006, kur fshatrat turistike u shitën si apartamente.

Fillimisht Spahiu thotë se destinacioni i zonës në Gjirin e Lalzit ku janë ndërtuar vilat luksoze, u ndryshua nga fshatra turistikë në zona rezidenciale.

“Ai regjim politik shkatërroi turizmin në Shqipëri, nëse i referohemi atyre vendime të zhvilluara deri në 2013 kur Berisha u largua nga pushteti, tregojnë një fenomen të tmerrshëm, të gjithë këto fshatra turistikë, kur janë dhënë fillimisht, janë dhënë me objektin e zhvillimit të fshatrave turistikë ku do zhvillohej hoteli për truizëm si në Antalyia. Çfarë ndodhi këtu. Mblidhet qeveria herë pas here dhe këtyre klientëve që s’kishin kapacitet për të ndërtuar një kasolle iu dha mijëra tokë e hektarë në bregdet pronën e të tjerëve që s’ua kthente, ndryshoi destinacionet nga fshatra turistikë në zona rezidenciale. Në fillim s’kishin të drejtë ti shisnin për apartamente, se ideja ishte për resorte. Duke qenë se gjeten ca çapaçulë që s’kishin kokërr leku, iu dha mundësi që ata të ndërtonin me lekët e popullit. Nuk ndërtonin sot hotele e resorte dhe ndërruan destiancionin nga fshatra turistik në rezidenca. S’u bënë turizëm elitar dhe perspektiv. Këta u futen vetë me qelizë breg nga cëri në jug, me fom merre tokën e tjetrit grabite", tha Spahiu. 

Spahiu thotë se Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij

 

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ thotë se Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij. Spahiu i referohet deklaratës së Metës, se duhej helikopter për të shkuar në fshatin që u shndërrua me vila turistike, ku vetë Berisha e Meta kanë vilat e tyre. Madje fshati turistik më luksoz i Durrësit u pajisu me një rrugë të re të shpejtë të financuar nga qeveria e Partisë Demokratike.

"Del Meta thotë aty ishte kënetë prandaj përdora helikopter. Këta e ngritën në sistem që piketojnë ku i duhet investime për qëllimet e veta, atje shkojnë rrugën urën, tunelin. Ndërton sistem me legjislacion, vendime qeveria që ta kamuflosh nesër që veprimet e tua ti konsiderosh ligjore. Grabitjen e pronës dhe privatizimin këta e konsiderojnë ligjore, kanë vënë parlamentin në dobi të interesit personal.", tha Spahiu për Report Tv. 

Ora 22:16
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar investigimin e Shqiptarja.com mbi vilën perandorake të Berishës në Gjirin e Lalzit, thotë se masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu thotë se ka ky ligj buroi shkatërrimi i të gjithë bregdetit duke filluar nga Gjiri i Lalzit, ku Berisha ka edhe vilën luksoze të cilën Argita Berisha e transformoi nga 50m2 në vilë perandorake.

Dikur kemi bërë edhe protesta në Gjirin e Lalzit në 2019 ku u morën disa shirita në mënyrë simbolike për ta rrethuar fshatin, një zonë që është bërë tashmë shesh krimesh dhe vrasjesh, përleshje të bandave më famëkeqe në Shqipëri dhe sigurisht që burimi i këtyre konflikteve dhe krimeve është me i thellë, dhe e ka origjinën që nga një politikë e mbrapshtë nga një maskaradë kriminale që u bë me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një padrejtësi e madhe nga e cila buroi shkatërrimi i të gjithë bregdetit duke filluar nga Gjiri i Lalëzit që i dha një pasojë shekullore vendit që nuk ja bënë as pushtuesit, por ja bëri një regjim polik shumë famëkeq dhe me shumë probleme.

Perceptimi juridik dhe publik janë dy gjëra të ndryshe, në perceptimin publik në ato pjesë të cilën s’duan ta dëgjojmë dhe besojmë 24 orë mundohen të bindin opinionin publik se nuk ka prova, ia thonë dhe amerikanëve këtë se nuk ka prova. Por ndodh diçka e çuditshme pastaj në disa çështje penale, mund të ndodh që akuzohesh për vrasje, për përvetësime kullash, miliona euro, por këto në perceptimin e publikut mund te quhen të kalueshme dhe jo të skandaleve të mëdha, dhe ndodh që impakti te publiku mund të ndodh për një çështje më banale, si mund të ketë një banesë një apartament dhe një barë.

Kjo ndodhi edhe me Beqajn që nuk ngjiti në publik dhe kur u nxorën faturat e restorantit u quajt një skandal i përmasave më të mëdha. Juridikisht nuk kanë vlerë të njëjtë si çështje. E njëjta gjë ndodh edhe me Berishën sepse e ka marr përsipër 21 janarin dhe thotë edhe me snajper do qëlloja po ti pyesësh një pjesë të publikut s’ka prova dhe po ti pyesësh për Partizanin thotë s’ka prova, ndërsa tek çështja e Gjirit të Lalëzit qoftë për Berishën apo Ilir Metën është çështja më e ndjeshme për publikun, është si çështja e bllokut të udhëheqjes që u perceptua nga publiku për 50 vite më e rëndë se sa shumë krime të tjera.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës