Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë

Investigimi i Shqiptarja.com publikon për herë të parë dokumentet dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës, Lura Sh.p.k, që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikoi dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake ‘D5’.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, Doçi shprehet se duket qartë që kemi të bëjmë me pastrim parash nga familja Berisha. Doçi shprehet se kemi të bëjmë me dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash.

“Dyshime për dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrim parash, të dhënat flasin për mashtrim me pasuritë. Kam parë një deklaratë të vite 2006 të Argita Berishës, ku deklaron se në vitin 2003 ka blerë një gjysmë vile me vlerë 56 mijë euro pastaj në 2013 del që blen një apartament, nuk kuptohet nëse është pjesë e kësaj vile apo strukture tjetër ndërtimore që e deklaron 22 mijë euro dhe një shtesë 40 e ca mijë euro.

Brenda vitit 2013 bëhen veprimet me shpejtësi se Berisha po humbet pushtetin. Shpenzimet shkojnë te 130 mijë euro. Duket që është investime vlerë miliona euro. Pyetjes që unë do ngre, përgjigje i jep vetëm SPAK, nëse e ka përfituar këtë vilë duke përdorur pushtetin Berisha duke dhënë në këmbim leje për zhvillimin e zonës, ose janë investuar në këtë vilë para, duket qartë që janë pastruar para. Kemi të bëjmë me veprën penale të pastrimit të parave. Jo rastësisht SPAK e ka sekuestruar një pjesë të vilës. Vilat aty shkojnë mbi 1 mln euro, ajo duke qenë një vilë e veçantë besoj mund të ketë një vlerë 2-3 mln euro. Nuk kam një shifër të saktë i mbetet ekspertëve të SPAK për ta vlerësuar sa është vlera reale e vilës, krahasuar me shpenzimet e deklarauara e të pretenduara nga Argita dhe Jamarbër Malltezi. Kjo vilë është pjesë e hetimit dhe është sekuestruar me cështjen e klubit partizani ku janë sekuestruar 16 pasuri nga 35 pasuri të paluajtshme Jamarbër Malltezi. Kur dolën pasuritë ishte një shok për demokratët pasi mendonin se do të kishte vilën tek Gjiri i Lalëzit, e disa apartamente, por doli që ishte Beu i pronave nga Berati deri tek  pronar pallatesh në Tiranë me vlerë dhjetra milionë euro.

Doçi thotë se Berisha ka hyrë në poltikë me një apartament 69 metra katrorë dhe sot është familja më e pasur në Ballkan.

“Ka hyrë në politikë me një apartament me një sipërfaqe 69 metra katrorë, në vitin 2003 kjo deklaratë. Disa kursime dhe 20 mijë euro i ka dhënë të bijës. Sot, familja Berisha është ndër familjet më të pasura në Ballkan me pasuri dhjetëra milionë euro. Kemi fabrika, pallate, vila, toka, pasuri marramendëse dhe baza e kësaj pasurie kush është, se nuk kanë punuar asnjeri. Përveç Berishës që kishte pagën si zyrtar i lartë, këta të tjerët, Liria, Jamarbër, Argita dhe Shkëlzeni, ca pune kanë bërë, sekserë të pushtetit”, tha Doçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:21
Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

1721766571_Screenshot4.png

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv i ka quajtur sekserë dy fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Argitën. Doçi tha se Shkëlzeni ka marrë 700 mijë euro nga biznesmenë deri në vitin 2013 kur Berisha ishte në pushtet. Sipas Doçit, këto para i ka marrë për ndërhyrjet që ka bërë në favor të biznesmenëve tek i ati asokohe kryeministër. 

Ndërkohë, ndalur tek Argita Berisha, Doçi flet pêr të paktën 400 mijë euro që Argita ka marrë nga një Universitet privat në Prishtinë kur të atin e kishte kryeministër. Pasi Berisha humbi pushtetin, Doçi thotë se këto të ardhura bien me 90% dhe se ky është një detaj që ngre dyshimet për fatura fiktive. 

“Deri në 2013, Argita ka marrë 400 mijë euro të ardhura të dyshuara nga fakultetet private, të ardhura nga një fakultet nga Kosova. Pas 2013 këto të ardhura bien me 90%. Ai nuk është ky fakt që ngre dyshime për pagesa fiktive dhe pastrim parash. Shkëlzeni deri kur ishte në pushtet Berisha ka marrë si sekser mbi 700 mijë euro, sekser mes biznesmenëve që kishin hall për të zgjidh te Berisha, dhe ky duke qenë i biri zgjidhte hallin dhe ata sajonin pagës atë caktuara. Me këtë hetim do dokumentohen edhe këto raste nga ana e SPAK”, tha Doçi.

Ora 22:28
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfertë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Repolitix në Report Tv thotë se hetimet pasurore për familjen Berisha janë shtrirë edhe në Gjermani. Sipas Doçit, kanë bërë një transfertë të dyshimtë 300 mijë euro dhe se po e zhvendosin pasurinë në Gjermani.

Besoj se është shtrirë edhe në shtete të tjera, në gjermani. Vitet e fundit kanë zhvendosur asete në Gjermani, para dhe transferta deri në 300 mijë euro të dyshimta. Po i zhvendosin në gjemani duke qenë se kanë një lloj izolimi për shkak të non gratës, po shohim gjermani si pikësynim për tu zhvendosur nëse drejtësia do vazhdojë të godasë më fort, nuk përjashtohet mundësia që të zhvendosen atje, për të kërkuar azil.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 24/07/2024 06:56

    ORE PO DHE KETA BEDELET QE LUAJNE PARATE E HAJDUTEVE ,,,BERISHA DHE META, ,PASKAN QENE SHUME TE POSHTER,,,KETA PISA DUHEN VRARE ME BUKE NE GOJE NGA POPULLI....

    Përgjigju
  • ollga: 24/07/2024 03:09

    SALIU META,,,JANE DY KRIMINELET ME TE MEDHENJ NE SHQIPERI PAS ENVER HOXHES....POR TE DY KOMUNISTE KANE QENE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK