Spahiu: Shqiptarët rekord në Europë për profile fallso në Facebook, TikTok dhe Instagram

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar mbi problematikën e përdorimit të rrjeteve sociale u shpreh se nga njëra anë gjuha shqipe është gjuha më e dhunshme në rrjetet sociale. Ndërsa nga ana tjetër shtoi se shqiptarët kanë rekord në Europë për profile fallso në disa prej mediave sociale si Facebook, Instagram apo TikTok.

'Duke filluar nga përdoruesit me profile fallco, tek statuset dhe videot me karakter të dhunshëm tek komentuesit e blogjeve që fyejnë, shpifin. Kërcënojnë. Një këngëtare del duke pirë kafe mijëra komente me nënë me babë me moral. Rrjetet sociale janë gjenerator i nxitjes së dhunës denigrimit dhe bullizimit. Para një muaji shkoi në vetëvrasje dikush. Rrjete sociale janë burim veprash penale. Jam që një pjesë duhen mbyllur, një pjesë me filtra, dhe një pjesë duhen kufizuar. Duhet ngritur një task force.

Çdo shqiptar që përdor me anonimitet profile për të fyer ofenduar, ti çojnë 100 veta në kokërr të burgut dhe e shikon. Ta ngrij nga task force, një sistem me ndryshime në kodin penal dhe të shkojë më pas tek mbyllja. Nuk flas për uatsapp, dhe këto duhet vendosur filtra. Përfshirë dhe personalitet shtetërore. Nuk ka pse askush të kërcënohet. Kur kërcënohet figura publike, imagjino çi bëjnë njëri tjetrit në klasa, shkolla.'


Lajmi kryesor:

Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori