Spahiu: Sipas ligjit autori vrasjes së 14 vjeçarit, pas 10 vitesh del nga burgu

Sipas Kreshnik Spahiut autori i vrasjes së Martin Canit për 10 vite del nga burgu, nëse dënohet sipas ligjit. Ai shton se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për fëmijët që kryejnë veprat e tilla.

Pasi kur të dal nga burgu ky fëmijë nesër do të jetë një kontigjent për krimin. Pra mungojnë institucionet e riedukimit. 

'Për autorin e vrasjes ka lehtësi të dënimit për moshën. Kjo ndodh në të gjithë në të drejtën penale ndërkombëtare. Për ata që janë mbi 14 vjeç deri 18 vjeç dënimet maksimale janë nga 6 muaj deri 5 vjet, për vrasje maksimalisht shkon 10 vjet. Në rastin në fjalë dënimi maksimal do jetë 12 vjet. Por duke parashikuar efektet e paraburgimit, konvertimi, çështja e moshës, unë mendoj në rastin konkret pas 10 vjetësh autori do e ketë kryer. Parashikim krejt teorik. Pse e bëra këtë parashikim. Dua ti kujtoj qytetarëve që shpesh zgjidhja nuk është tek sanksioni ekstrem.

Nuk mund të jetë gjykata gijotina. Shqipëria nuk ka institucione edukimi. Të dënuarit kur dalin nga burgu janë më të rrezikshëm se sa kur hyjnë. Çfarë presim ne, kur të dali? Do kemi një njeri të penduar apo një kriminel më të egër ti bashkohet bandave. Asnjëherë nuk japim zgjidhje, nëse nuk ka një platformë të gjerë. Ka ndonjë buxhet për fëmijët që kryejnë vepra penale? Për ngritje shkollash. Në gjermani ka 120  mijë krime nga adoleshentët, por janë sisteme të organizuara, nga trajtimi psikologjik, i prindit, i gjithë familjes.

Fëmijët shqiptar kanë humbur autoritetin përtej institucionit. Kanë humbur autoriteti shkolla, nxënësi nuk kanë më frikë respekt për pedagogët, ka humbur autoritetin dhe vetë shteti. Për këtë arsye rrisim çdo ditë rebelë në grupe të ndryshme  që po mbjellin çdo ditë anarki. Shqipëria ende e menaxhueshme se jemi sa një qytet i vogël europian. Çdo ndodhi kur në Shqipëri kur të ketë fëmijë nga Somalia, Afganistani, Pakistani. Sa e përgatitur Shqipëria kur të kemi në shkolla. Ditë më të këqija na presin.'


Lajmi kryesor:

Revoltohet Spahiu: Pse ministrat i gëzojnë privilegjet por fshihen dhe nuk përballen në debate televizive?


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë