SPAK e mori të pandehur/ Berisha del në konferencë, sulmon Dumanin e prokurorët e dosjes: Përbindësha të fëmijëve!

Tirane-  Tre ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani' Ish kryeministri Sali Berisha doli në një video konferencë për të mbrojtur veten, dhe për tu bërë avokati i dhëndrit, Abi, vajzën, Argita dhe fondacionin e gruas Liri Berisha. Sulmoi prokurorët e SPAK që i përpiluan dosjen me 500 faqe ku provohet korrupsioni i tij dhe i familjes për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në konferencën e improvizuar - Berisha që flet me videocall nga apartamenti i tij në rrugën "Mustafa Matohiti" ku ndodhet i burgosur me 'arrest shtëpie' dhe 4 gazetarë të ulur në një tryezë në selinë e PD-së" kryministrin Rama e quajti ‘Padroni vrasës përdhunues hajdut’ i kreut të SPAK, Altin Dumani.

Pastaj sulmin e përqëndroi tek Altin Dumani, kreu i SPAK, dhe 2 prokurorët që i kopsitën dosjen, dhe tek ish ambasadorja amerikane Juri Kim. Në konferencë përzgjodhi pjesët nga dosja që i interesojnë për të mbrojtur kauzën e vet. 

“Hajdut sa hajduti SKAP i partisë prokuroria private e Edi Ramës që Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heroi i fëmijëve por janë monstrat (Përbindësh) e fëmijëve tanë përfshi dhe ato autikë.  Për të zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës jo vetëm paraqesin si krim virtytin e bamirësisë të dëshmuar në mënyrën më transaperente e ligjore. Kanë vendosur në dosje të aktakuzës ndaj Sali Berishës emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë.

Argita e Jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën se në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë tarifën e fëmijëve autikë. Ka kontribuar 118 mijë euro. Falenderoj me mirënjohje Abin dhe Argitën se kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë e bamirësinë që ka pasur në kohë vlerësimet më të larta....tha Berisha.  

E ka lexuar dosjen 500 faqe, të cilën thotë se u hartua nga “mercenarë që kanë hartuar me porosi politike të Edi Ramës dhe jo vetëm, por dhe atyre diplomatëve të korruptuar që në mënyrë të përsëritur kërkuan arrestimin e Sali Berishës’.

Dosjen e plotë ku prokurorët kanë faktuar të gjitha akuzat nuk e bën publike dhe për këtë gjen një pretendim

" E them këtu, nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër, përveç do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë e cila nuk mund ta bëj pa asnjë aprovim të tyre se ata mund të lëndohen dhe nuk kam të drejtë t’i lëndoj” tha Berisha. 

Sic e kishte publikuar pak ditë më parë Shqiptarja.com SPAK ka analizuar të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit  për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.

Nga 500 faqe akt-akuzë, ish-kryeministri u ndal vetëm transaksionet me vlerë rreth 118 mijë euro të bëra nga vajza dhe dhëndri I tij Jamarbër Malltezi në 10 vite, për llogari të fondacionit “Fëmijët Shqiptar” që drejtohet nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.  Berisha tha se këto akuza nuk ishin tek dosja e parë, pra me të cilin u njoh në tetorin e 2023 kur SPAK konfirmoi se ishte në hetim dhe i kërkoi Kuvendit leje për të arrestuar ish kryeministrin por janë shtuar tek e dyta

“ Treshja mercenare e prokurorisë private Dumani-Kraja-Millonai kanë sjellë si prova të korrupsionit të Sali Berishës, bamirësinë që dhëndri dhe vajza ime Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë çdo vit duke paguar nëpërmjet bankës para të tatuara disa familjeve në nevojë, shpenzimet për fëmijët autik në qendrën rajonalë të autizmit nën ombrellën e fondancionit ‘Fënijët shqiptarë’, drejtuese e cila është Liri Berisha. 
Në aktakuzën e tyre monstrat e fëmijëve tanë nxjerrin se Argita dhe Jamarbër Malltezi paskan korruptuar mua dhe Liri Berishën sepse në mënyrë të përvitshme kanë paguar në bankë në fomdancion tarifën për trajtimin e fëmijëve autik që nga 2010 deri në 2022 dhe në total ky çift ka kontribuar me 118 mijë euro. Nuk është zakon të falënderosh publikisht familjarët, por unë i falënderoj se kanë mbajtur traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë dhe bamirësinë.  Këto akuza nuk ishin tek akuzat e parë por janë shtuar tek e dyta. Këto janë faqet e fundit të akt akuzës..” tha Berisha. 

Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, SPAK  analizoi të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit, (zyrtarisht dedikuar për ndihmën e fëmijëve autikë), përfshirë donacione dhe blerje. Ndër të tjera, hetimi po prek edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të Fondacionit në zonën e ish-liqenit të Farkës e cila përdoret si seli e biznesit.

Fondacioni i Liri Berishës është përmendur në disa kronika të mediave në të kaluarën, pasi u zbulua se gjatë një darke bamirësie të organizuar në Tiranë në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, biznesmenë të ndryshëm blenë vepra arti me çmime shumë të larta të nxjerra në shitje në ankand nga Fondacioni. Ndër të tjera është blerë një pikturë për 100 mijë euro. Çmimi i paguar e kalonte shumë herë vlerën reale të punimeve dhe që atëherë dyshohej se ato blerje ishin maskuar në formë bamirësie, por që në të vërtetë ishin “dhuratat” e paguara për fondacionin Liri Berisha, të cilat më pas bashkëshorti ia ktheu me tendera dhe favorizime të tjera politike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Zgjedhjet 2025/ Sali Berisha në listën e hapur apo të mbyllur? A do të kandidojë Argita Malltezi! Ja si përgjigjet ish kryeministri

Vajzës së tij bamirëse, e që jo pak herë është përfolur se kërkon të trashëgojë karrigen e të atit e të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i’a mbyll dyert e partisë, pasi ndryshe nga aleati i tij Ilir Meta nuk i ka shpallur luftë nepotizmit.

Nëse Argita Malltezi Berisha kërkon një vend në parlamentin e ardhshëm, Sali Berisha i tregon primaret. 

Pyetje: Në zgjedhjet e vitit 2025 a do të jetë Sali Berisha në listën e hapur apo të mbyllur? A do të kandidojë Argita Malltezi?

Sali Berisha: “Për mua është njëlloj nuk kam asnjë përshtypje. Sa I takon Argita Malltezit nuk e vendos unë por ajo. Primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengesë por nuk e di a ka ambicie apo jo’

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 15/09/2024 05:40

    si qesh ky mostra yyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/09/2024 14:56

    SALIH..NUK BËHET FJALË PSE JAN NDIJMUAR FËMIJT AUTIK,POR KU I GJETËN €,$,LEKËT ARGITA DHE JARI..!? SI U BËN 19 KULLA 18,19,20 KATA,SI U BLEN 25 PASURI,SI U PRIVATIZUA KL.PARTIZANI..! LËRI SHPIFJET SALIH..!?

    Përgjigju
  • Arben: 14/09/2024 13:57

    Nqs lekët e dhuruara per femijet autikë janë te vjedhura, vetëm qëllimi i dhurimit është i mirë, ndersa burimi parave përbën, perben krim, pa as më të voglin dyshim. Prokuroria nuk shprehet per qëllimin e derdhjes së parave, por dettyre vetëm dhe vetëm të shprehet per prejardhjen kriminale te parave. Nje hajdut që vjedh natën prinderit e një femije autik, dhe ne mëngjes ia dhuron 1/100 pjesë, po atyre prinderve, eshte dy herë kriminel, sepse jo vetëm që vjedh por shitet e per ëngjëll,perballë viktimave të tijë. Dhe ti Sali Berisha ke pafytyrësinë dhe ia shet Shqipetarëve te ndershëm si persekutim politikë. Turpë e faqe e zesë per ty, që të besuam e sakrifikuam dinjitetin dhe jetën tonënper ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim