SPAK heton 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Dorëzojmë audiokasetën ku jepet urdhri për vrasjen! Berisha, Basha dhe Prendi organizatë kriminale

Mark Nika foli për Report Tv lidhur me njoftimin e SPAK ditën e sotme se ka nisur hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetri i vrarë së bashku me 3 të tjerë edhe Aleks Nika, nipi i Markut. Xhaxhai i Aleksit të ndjerë thotë për Nertil Agalliun se tahsmë po hapet një derë për drejtësinë.

'Sa u njohëm me vendimin e SPAK për ne është lajm i mirë, po hapet dera për drejtësinë për 21 janarin. Tash 13 vjet dosjet e Aleksit dhe të tjerëve janë ruajtur në sirtar për ndikime politike. Që kanë paralizuar hetimin e çështjes. Kemi besuar se shteti shqiptar duhet të ishte hetuesi i parë i çështjes dhe jo të zvarritej. Ato nuk kanë dhimbje si kemi ne për Aleksin dhe shumë të tjerë. Me gjakun tonë kanë abuzuar. Prokuroria e Posaçme ka hezituar por tani janë urdhëruar të hetojnë çështjen në mënyrë të gjithanshme dhe të dërgojnë para drejtësisë vrasësit urdhëruesit dhe ata që kanë prishur provat.'

Mark Nika e cilëson si organizatë kriminale ish kryeministrin Berisha së bashku me ish ministrin Basha që në atë kohë dhanë urdhër për vrasje për pushtet, së bashku me kryegardistin Ndrea Prendi.

'Është organizatë kriminale e drejtuar nga kryeministri, ministri i brendshëm, vranë njerëz për të mbajtur pushtetin. Vrasje politike që duhet hetuar. Kemi kasetën e ruajtur është pronë e jona dhe do dorëzojmë në SPAK. Aty del veprimtaria kriminale e gardës e drejtuar nga ministri i brendshëm dhe kryesisht nga kryeministri Berisha. Nuk mund të ndodhte vrasje, garda nuk qëllon njerëz të pafajshëm. Është bërë me urdhër të kupolës shtetëore. Gjithë veprimtaria e gardës atë ditë dhe momentin ku Ndrea Prendi ka urdhëruar të qëllohet në trup, të hapet zjarr në trupat e demonstruesve. Ju dha urdhër dhe kush ia dha. Vetë nuk mund të operoj pa lejen e eprorit.'

Mark Nika zotëron një video, ku sipas tij dalin hapur provat kriminale për 21 janarin, që ai do tja lërë në dispozicion SPAK-ut.

'Është video e gjatë. Në pjesën që vërtetohet veprimtaria kriminale nuk është. Do e dorëzojmë në momentin, që SPAK e ka regjistruar jemi detyruar ta dorëzojmë. Prokuroria e Shkallës së Parë kishte trysni për ta hetuar. Është shtetit përgjegjës. Shteti duhet të mbronte njerëzit dhe i vrau. Minimalja të jepnin dorëheqjen. Këto nuk punuan si duhet, çështjen e mbyllën. Opozita e asaj kohe u tregua indiferente. Sot është e vështirë të hetohet në mënyrë të gjithanshme. Për këtë çështje është investuar edhe Parlamenti Europian. Kemi takuar drejtues të ambasadës amerikane. Edhe të këshillit të Europës, të gjithë na kanë dhënë të drejtë. Ka qenë rezoluta e Parlamentit Europian e konsideronte zbardhjen e çështjes si kusht për hyrjen në Europë.'

Nika ka rezerva edhe me opozitën e asaj kohe, qeverinë aktuale

'Ne nuk i falim vrasësit. Jetojnë sot si krajla me gjakun tonë. Bëjnë përpjekje që çështjen ta fshehin. Ne kemi paditur kryeministrin, ministrin e brendshëm për organizatë kriminale, si bandë e armatosur për të vrarë për pushtet. Vendosën të hakmerreshin ndaj opozitës së kohës. Opozita e kohës dhe qeveria aktuale nuk na kanë pëlqyer shumë. Drejtësia me qeverinë aktuale duhet bashkuar me ne për të kërkuar drejtësi që vrasësit të dënohen dhe të mos jenë më pjesë e parlamentit.'

Protestuesit në atë kohë u akuzuan nga Berisha se qëlluan njëri tjetrin.

'Ne na akuzojnë tani pse erdhët në miting, me duar në xhepa. Kemi një grup avokatësh që janë marrë me hetimin dhe leximin e provave, prova indirekte që fajësojnë ato që kemi paditur ne. Na krijon rrethana nëse ka predispozicionin SPAK nuk mund ti duhet më tepër se 1 muaj apo  2. Provat janë më se të mjaftueshme për të demaskuar këtë organizatë që vret njerëz në rrugë. Jo vetëm ti vras si Saliu apo qeveria, si kryeministër duhet të merrte masa që të mos ndodhte. Pas vrasjes krijoi panoramën sikur ishte vrasje mes veti.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/07/2024 12:38

    Mereni nga vrima e miut qenin bastard sali bajgēn e mbylleni nē biruc mjaft e LAT tē lefi nē brimėn e miut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca

Koçiu në konferencën për Autonominë spitalore: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët, të panegociueshme integriteti dhe transparenca