Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka pranuar pjesërisht kërkesën e Ervina Gjanës lidhur me sekuestrimin e një sërë sendesh personale me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Apeli i GJKKO-së ka pranuar t’i kthejë vetëm një pjesë prej sendeve personale të sekuestruara, konkretisht vetëm celularët që i përkasin fëmijëve.
Ervina Gjana mban funksionin e drejtoreshës së krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, ndërsa disa prej sendeve personale të sekuestruara, 8 telefonë dhe 2 laptopë, i përkisnin dhe bashkëshortit të saj Renato Hristic, i cili raportohet raportohet të ketë qenë shoqërues i biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim për të njëjtën dosje penale.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Lajmi në përditësim...
Komente











Funksionare e larte e shtetit, ne nje vend shume te rendesishem, ne çift me nje person qe shoqeron dhe eshte mik me nje mafioz. Shteti shqiptar eshte ne duar te sigurta.
PërgjigjuShtet mafioz i mirorganizuar qe pasi vjedh perdor dhe taksat per te vjedhur edhe me shume. Mos u cudit ky ehste shteti shqiptar sot.e futim mafiozin dhe ne krevat dhe ne grup dhe ne xhep.Dhe nuk ka eficence me te madhe ne hajduteri se mafiozet. dhe lekun dhe plumbin i perdorin ne menyre perfekte.