SPAK: Jorgo Goro tokën bujqësore prej 5080m ia kaloi shtetit, ku më pas u dha leje për ndërtimin e një kompleksi turistik

SPAK: Jorgo Goro tokën bujqësore prej 5080m ia kaloi shtetit, ku më pas u dha leje për ndërtimin e një kompleksi turistik

1711213074_jorgogorospak.jpg

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, Jorgo Goro, po në bashkëpunim me Jerasimo Bashi, drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në bashkinë Himarë, ka zhvendosur në mënyrë faktike në terren një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Siperfaqja e tokë edhe në këtë rast është perfituar nga Artan Gaçi.

 'Gjithashtu, shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës penale. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim Jerasimo Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2). Në këto rrethana shtetasit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.'- njofton SPAK

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë