SPAK kërkoi ditën e sotme autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, pasi ishte pezulluar nga GJKKO.
Por, çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk do ta miratojë heqjen e imunitetit të Ballukut?
Lidhur me këtë ish- prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se SPAK do vijoi hetimet edhe nëse nuk votohet pro heqjes së imunitetit të Ballukut.
Ai theksoi se SPAK mund të gjejë prova të reja dhe më pas mund të dërgoi një tjetër kërkesë në Kuvend.
‘Në rastin konkret kemi një kërkesë që i drejtohet Kuvendit për autorizim për të bërë arrestin dhe ligji parashikon që paraqitet një kërkesë në Kuvend, po ashtu edhe provat në të cilat bazohet kjo kërkesë. Autorizimi kërkohet në Kuvend për arrest me burg, arrest në shtëpi si edhe për kontroll banese.
Qëllimi i SPAK është që ky ministër s’mund të rri në detyrë sepse është nën hetim. Nuk është qëllimi burgosja por që të vijoi hetimin, janë 7 tendera, kjo duhet që të gjetur një zgjedhje. E vetmja zgjedhje që mund të bëjë SPAK është që të vijoi hetimet dhe nëse rëndohet akuza mund të ketë një kërkesë tjetër që të dërgohet në Kuvend. Pra, nëse gjatë hetimeve do të dalin prova të reja do të procedohet sërish me një kërkesë tjetër’, tha ai.
Për avokatin Alban Duraj, nuk është e qartë se nëse prokurori e ka dërguar kërkesën në Kuvend për masën arrest me burg, arrest shtëpie apo për kontroll të banesës. Ai tha se Balluku duhet që të kishte dhënë dorëheqjen sa kohë është marr nën hetim.
‘Me kaq sa kemi parë s’kemi një informacion të qartë që të kuptojmë nëse prokurori e ka kërkuar lejen për autorizim në Kuvend sepse do të marr një masë ndaluese si arrest në shtëpi, arrest në burg apo e ka kërkuar lejen në Kuvend për të bërë kontroll banese. Pra nuk është specifikuar nëse do të shkohet me masën arrest në shtëpi, në burg apo për kontrollin e banesës.
Po Rama për Tahirin, Ahmetajn, Beqajn nuk bëri asnjë koment dhe kulmi ishte me Veliajn që u kërkua që ta shkarkonin nga detyra. Dhe kjo nuk ndodhi me Ballukun. Shumë mirë që ai distancohet nga ata që janë nën hetim, ata vet duhet që të dorëhiqet, vetëm ky rast po na bënë habi. Deri tani ajo është e pafajshme, por kur dikush është nën hetim duhet që të largohet nga detyra ose të japë dorëheqjen’, tha ai.
Komente












