SPAK në sitë fondacionin e Liri Berishës, analisti Lita: Po verifikohen edhe OJQ-të! Zbërthimi i EncroChat ku ka edhe politikanë! Gjatë vjeshtës do të ketë urdhërarreste

SPAK në sitë fondacionin e Liri Berishës, analisti Lita: Po verifikohen edhe OJQ-të! Zbërthimi i EncroChat ku ka edhe politikanë! Gjatë vjeshtës do të ketë urdhërarreste

Analisti Lavdrim Lita

SPAK do të vërë në sitë tashmë edhe politikan të nivelit të lartë për hetim pasuror dhe jo vetëm.

Muaj më parë, SPAK nisi hetimet për origjinën e pasurive të gjithë familjes Berisha, ku ndër to po heton edhe fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar bashkëshortja e tij nga Liri Berisha.

Nga informacionet e mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, një shkrim i bërë publik ditën e djeshme, SPAK po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit, përfshirë donacione dhe blerje. 

Lidhur me këtë hetim nga ana e SPAK, analisti Lavdrim Lita në një lidhje skype, në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se kjo është për të bërë verifikimin e pasurive duke përfshirë edhe ato që janë OJQ apo fondacione bamirësie.  

“Prokuroria e ka bërë të udhës ti gjejë pikën e dobët që është edhe pasuria e tyre e pajustifikueshme dhe jetesa e tyre në luks. Janë ish-ministra, ish-zv.kryeministri, po ashtu është Beqaj, të gjithë politikanët që janë në hetim nga SPAK përveç akuzës së parë po bëhen edhe verifikime pasurie sepse mendohet përfitimi financiar gjatë ushtrimit të detyrës të konvertohet në pasuri të patundshme apo llogari bankare dhe prona brenda dhe jashtë vendit. Është lajm i ri që ka botuar Report Tv për Liri Berishën, por unë besoj se është pjesë e një logjike hetimore për verifikimin e të gjitha pasurive, si atyre që janë nga kompani fitimprurëse dhe atyre që janë OJQ, jo fitimprurëse. Edhë me parë ka pasur akuza se përmes bamirësisë kishte dyshime se mund të bëheshin transferime parash”, tha ai.

Lita tha se SPAK ka nisur një operacion për krimin e organizuar dhe pritet që SPAK të lëshojë urdhërarreste.

“Gjatë gushtit politika dhe pjesë të tjera të administratës kanë qenë pushim, ndërsa në SPAK është punuar për të shbiriluar transkriptimet në Encrochat sepse janë edhe pjesë e hetimeve edhe politikan, ka përgjime që janë bërë ndër vite. Mendohet se SPAK do të filloj gjatë vjeshtës që të lëshojë urdhërarreste. Sot ne kemi pasur një informacion që ka nisur një operacion i SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe presim që të kemi një komunikim zyrtar, por që ka një operacion në vazhdim jo vetëm për krimin e organizuar. Këto 8 muaj që na ndajnë nga zgjedhjet do të jenë goxha të nxehta për politikanët. Janë lëshuar urdhërarreste dhe operacioni ka nisur dhe vazhdon akoma sa të ketë arrestime”, tha ai.

Sa i përket sulmeve të opoitës në drejtim të SPAK, ai u shpreh se SPAK po sulmohet nga opozita në një kohë kur kjo e fundit duhet që të ishte aleat me SPSK për të luftuar korrupsionin në vend.

“SPAK heton zyrtar të nivelit të lartë që bëjnë akte korruptive dhe janë të lidhur me krimin e organizuar, por në vendin tonë akuzat më të mëdha ndaj SPAK janë bërë nga opozita dhe kreu i saj, të cilët duhet ta kishin aleat SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk është interesi i opozitës që të sulmojë SPAK, por hallet e opozitës e bëjnë atë që të sulmojë SPAK që për mua është e padrejtë”, tha ai.

Opozita duket se do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme e fragmentizuar, dhe kjo për analistin ja ulë shancet për të fituar.

“Përçarja e saj në disa pjesë dhe lufta amorale që kanë bërë ndaj njëri- tjetrit kanë demotivuar shumë njerëz që të shkojë në zgjedhje. Dhe një nga problemet më të mëdha që ka opozita është si të çojë njerëzit të votojnë dhe kjo duhet të vijë nga një frymë e re ndryshimi dhe këtë nuk mund ta bësh me Sali Berishën që është duke u hetuar nga SPAK dhe i shpallur non grata nga Amerika dhe nga Britania, pra është e pamundur që ata të fitojnë zgjedhjet”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal