Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, SPAK ‘mësyn’ në Ministrinë e Brendshme! Arrestohet ish-drejtoresha e prokurimeve publike dhe 8 zyrtarë e ish zyrtarë! Bashkëpunëtorët e drejtësisë zbardhën skemën korruptive

SPAK vijon të godasë me dorë të hekurt korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Këtë herë SPAK ka ‘mësyrë’ në Ministrinë e Brendshme ku vuri në pranga 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë, mes të cilëve 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie”. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë.

Me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Danila Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të Naqellarit u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në 'arrest shtëpie' Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit.

Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.

Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC.  

Po si u shpallën fituese bashkimi i 4 operatorëve ekonomik ? Në garë fillimisht ishin një kompani kroate dhe një turke, por që të dyja u s’kualifikuan me pretekste të ndryshme edhe pse ofruar 5 miliardë lekë më pak. Më fund në lojë u fut bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me pronar, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU. që u shpallën fitues të tenderit.

Hetimet tregojnë se ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dyshohet se ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komisionit që të s’kualifikohej kompania e kroate dhe më pas ajo turke dhe të zgjidhej fitues bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, “D&E shpk” + “Summer Conf s.r.l”, +“Lovers s.r.l”  + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU.

Në fakt ky bashkim i 4 operatorëve ekonomik nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike dhe kishte mungese dokumentacioni të paraqitur. Gjithashtu abuzimi me tenderin ka ndodhur edhe në  cilësinë, sasinë dhe çmimin e uniformave të policisë.

Përmes abuzimit të Naqellarit dhe bashkëpunëtoreve të saj, fituesit e tenderit do të prodhonin sasi më të ulët, me çmime më të larta dhe duke ulur cilësinë e artikujve të policisë. 

Operacioni i SPAK vjen gati një vit pasi deputetët e opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat  e policisë me vlerë prej 2.8 miliardë lekë. Ata pretenduan se tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.

Të arrestuar nga operacioni i SPAK! (Të gjithë të arrestuarit janë me akuzën “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike)

Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Arrest shtepie

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

(Kliko këtu për të lexuar kallzimin e grupit Demokrat)

Njoftimi i SPAK

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Detaje të reja nga operacioni në Ministrinë e Brendshme! Si Naqellari abuzoi me tenderin! Bashkëpunëtorët e drejtësisë zbërthyen skemën për SPAK

 

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me operacion antikorrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me abuzimet në tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.

Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndyrshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit.  Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Edlira Naqellari dyshohet të ketë kryer edhe korrupsion, por ende nuk është faktuar, ndërsa është faktuar se shpërdoruar detyrën dhe  ka shkelur barazinë në tendera.

Ora 10:32
E licensuar për gërmime dheu, cila është një nga kompanitë, pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomik, që fitoi tenderin abuziv të uniformave të policisë

Fitues i kontratës me një fond limit prej 2.8 miliardë lekësh bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, D&E + “Summer Conf s.r.l., “Lovers s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU.

Nga një kërkim në QKB rezulton se kompania "D&E", sh.p.k. me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun, me zyrë në Tiranë është krijuar në 2007 dhe ka si objekt pune të saj import eksport, tregetimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice e pakice deri te gërmimet dhe ndertime ndryshme, impiante teknologjike.

 

(Kliko këtu për të lexuar Ekstrakt Historik të Kompanisë D&E)

Ora 10:22
Abuzuan me tenderin e uniformave të policisë, rolet dhe akuzat për 9 të arrestuarit nga operacioni i SPAK

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka arrestuar ditën e sotme 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë së viti 2020. Arrest me burg u vendos për Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie.

Po cilat ishin rolet e tyre?  Flutura Çekrezi, Anisa Boigdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani janë anëtarët e njësisë së prokurimit. Ndërsa Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave:

Akuzat nga SPAK për të arrestuarit

1. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrengues "arrest në burg. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazise se pjesemarrësve ne tendera apo ankande publike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

2.Caktimin e mases se siguriera personal me karakter shtrengues arrest në burg parashikuar nga neni 238 Pr. Penale, ndaj personit se hetim Flutura Cekrezi, e dyshuar për kryerjen e vepres penale "Shkelja e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 Kodit Penal,

3.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

4. Caktimin e masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg". parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kleivis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

6.Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg". Parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

7. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg". parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

8. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest ne burg". parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

9. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg". parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". bashkëpunim, parashikuar nga neni i Kodit Penal.

Ora 09:45
Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë/ Kush është ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme që u arrestua, Naqellari u shkarkua 1 javë më parë

1625902730_EDLIRANAQELLARI.jpg

Edlira Naqellari

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, e cila u arrestua sot pas aksionit të SPAK në lidhje me abuzimet me prokurimet publike, rezulton se u shkarkua nga kjo detyrë vetëm 1 javë më parë.

Naqellari u shkarkua më 2 korrik, ndërsa në vend të saj u komandua njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Edlira Naqellari është motra e Kryetares së Gjykatës se Lezhës, Ornela Naqellari.

1625904036_1552898028naqellari.jpg

Ornela Naqellari.
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/07/2021 03:05

    Mund te jete e licensuar per germime dheu,por ne formular shenohet se midis te tjerave merret dhe me eksport-import te veshjeve te punes e ushtarake.Deri ketu eshte ne rregull me shtetin,problem jane cilesia,kostoja,etj.S.d.q.ato uniforma ,me jane dukur me shume si unjforma sportistesh te olimpiadave,se sa si uniforma te nje policie serioze e te respektuar.

    Përgjigju
  • Ard Skendaj: 10/07/2021 22:14

    Plarent Ndreca Sander Lleshaj e kan rradhen tani

    Përgjigju
  • Shqiponjat: 10/07/2021 15:43

    Po si firmoska tenderin kjo shurra pa djenine e Plarent Ndreces dhe ministrit te kohes??!! Kjo mund tkete fut nai 300/500€ nxhep per cdo uniforme po pa kalu te usta Plarenti ska shonc te bohej tender ne ministri. Sa per kurjozitet po te shikoni te faqja web e ministrise se brendshme italiane prokurimi per nji uniforme kushton 1380€ duke perfshi pantallonat, kmishen, polon, xhaketen, kapelen dhe kpucet. Dhe jane alamet uniformash, kurse ktu i bje 3800€ me ca materiale cope cope, design fshataresk dhe ca prerje per te ardh turp. Me kto kosto a thu jena ne zvicer. SPAK me verte po bon ca levizje por kurre ska me arrit aty ku gatuhet korrupsioni pra ne rang ministri apo sekretari te pergjithshem

    Përgjigju
  • Sybiu: 10/07/2021 14:29

    SPAKU ngjituni me lart, nuk behesh tenderi pa firmen e Oltes se Partise, dhe Sander Leshit. Keto sardelet e vogla, nuk hidhnin firmen pa marre me pare aprovimin e me te medhenjeve.

    Përgjigju
  • Bledi: 10/07/2021 14:06

    Shume mire qe SPAK, Po punon por I pari qe duhet te arrestohet dhe mban pergjegjesi per tenderat ne ministri eshte Sekretari I Pergjithshem ai eshte Kryetar I KVO.

    Përgjigju
  • Plera: 10/07/2021 13:45

    Futni ne burg te gjithe plerat se e shkatrrun kte popull ja pine gjakun, Fusni me shume jo nga 1 ne muaj se te gjithe administrata e korruptuar eshte dhe hajduta ornider jane kudo ..

    Përgjigju
    • Like: 10/07/2021 14:14

      Ky popull e kerkoj vete kete demokraci hajdutesh duke filluar nga like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka

  • Agimi: 10/07/2021 13:37

    Lind vetvetiu pyetja po Sander Lleshaj qe ka qene minister dhe Plarent Ndreca qe ka qene sekretar i pergjithshem. Germoni dhe pak,se keta jane vetem siperfaqja.

    Përgjigju
  • altini: 10/07/2021 11:30

    Nje tender mbi 25 milion euro ia ben “muuu” qe kjo drejtoresha ka qene thjeshte vegel, ai qe ka marre parate eshte shume me lart. Nuk ia le ne dore 25 milion euro nje drejtoreshe. Kur do te shkoje spak ne oshee? Kur do preken njerezit e vangjush dakos qe kane abuzuar e kane bere balte? Cela, papi, dako?

    Përgjigju
  • anna: 10/07/2021 10:35

    Shume mire lufte cdo korrupsioni ,por nuk a di te hetoje spak dhe Bkh per rrobat e policise se burgjeve se nje i afermi im punoj nje kohe kur ishin te Lsi-se drejtues dhe te gjithe rrobat verore dhe dimerore nga kapelja deri te kepucet jan blere me leke nga punonjesit dhe kercenim se do hiqen nga puna po folen. ndersa atje figurojne se jane dhene nga drejtoria.Ky eshte me i rende se ky aktuali sot

    Përgjigju
  • F-35: 10/07/2021 09:59

    Bravo! Bjeruni plehrave kudo e kushdo jane!

    Përgjigju
  • Like: 10/07/2021 09:57

    SPAK duhet te konfiskoje te gjitha pasurite e personave qe kane abuzuar me taksat e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit