SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton tenderat që fitoi në KQZ, cila është kompania ‘Smartmatic’ që Trump e akuzoi për manipulim

SPAK po heton KQZ-në për tenderat që fitoi kompania ‘Smartmatic’, kompania e cila pa garë fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 2023 si për implementimin e projektit pilot në njësinë 10 për votimin e numërimin elektronik.

Kjo kompani është vënë në qendër të akuzave të presidentit Amerikan Donald Trump se ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2020.

Report Tv sjell më poshtë të gjithë historikun e akuzave dhe kundërakuzave mes Trump dhe përfaqësuesve të " Smartmatic".  Zgjedhjet presidenciale në SHBA sollën një precedent të paparë në historinë e vendit akuzat për manipulim të votave, duke akuzuar kompaninë Smartmatic, për manipulim dhe ndërrim rezultati. Por cila është kompania dhe a ka pasur akuza të mëparshme ndaj saj.

Cila është kompania?
Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë. Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

Kur u akuzua për herë të parë”?
Kompania  u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës ka akuzuar kompaninë që siguron platformën teknologjike se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milion më pak votues në zgjedhjet e atij viti. Nicolás Maduro "Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milion votues venuzelian."

Për çfarë akuzohet në SHBA?
Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Powell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.

“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden."


Lajmi kryesor:

SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Armando Broja me ekip të ri, mbetet në Premier League

Armando Broja me ekip të ri, mbetet në Premier League