SPAK sekuestron kompaninë e ‘DAAM’ të Evis Berberit, 5 ara me sipërfaqe mbi 34 mijë m2 në Tiranë dhe 6 makina

TIRANË- Kompania ‘DAAM’, shpk, në zotërim indirekt të Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së i arrestuar, si dhe më shumë se 34 mijë m2 tokë në pronësi të kësaj kompania, janë sekuestruar nga SPAK.

Konkretisht kompania është në pronësi të Valter Begajt, me administrator Ervis Lamin, të dy ortakë të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, po ashtu të arrestuar.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme të llojit arë, ndodhen në fshatin Mangull në Tiranë. Po ashtu janë sekuestruar dhe 6 makina dhe 1 motor, po në pronësi të dy ortakëve biznesmenë të kreut të ARRSH-së.

SPAK vendos sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:
·         Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;
·         Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
·         Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
·         Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;
·         Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;
·         Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;
·         Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;
·         Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;
·         Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;
·         Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;'- njofton SPAK.

Evis Berberi, njeriu i ngushë i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, u arrestua me urdhër të SPAK, më 14 mars, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tendera dhe shitje fiktive. Vlera e parave sipas SPAK është kaluar nga Begaj, përmes kompanisë së tij ‘Net-Group’ shpk në firmën DAAM shpk e cila ndër vite e kishte kaluar pronësinë në disa duar, por mbetej në zotërim indirekt të Evis Berberit.

Kopmania 'DAMM', merrej me studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore dhe veprave inxhinierike te ndryshme, ristrukturime, pergatitje dokumentacioni, administrim, vleresim, ekspertiza, studime fizibiliteti, analiza, certifikime, trajnim, krijim te dhenash, digitale etj.', në bazë të të dhënave në QKB për objektin e veprimtarisë së saj.

Evis Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë së tij në 2018 nëpërmjet Ervis Lamit dhe Valter Begajt.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Don Vito: 30/03/2024 06:12

    Hajde rradhaaa te gjithe drejtoret e pergjthshem ne burg.SPSK dhe Dumani shpresa e Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Genci: 29/03/2024 19:19

    H a j d u t

    Përgjigju
  • Serdi: 29/03/2024 14:53

    Ah mor vis qethsi, nga qe je i pa ngopur prandaj perfundove qaty. I lumt spakut qe te kapi

    Përgjigju
  • Titi: 29/03/2024 14:50

    Ky haj*du*t i la pa pune gjithe projektusit dhe mbikqyrsat se i donte te gjitha per vete

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 29/03/2024 14:00

    Sapunin o Vis sapunin kujdes te burgu rrogozhines po te presim me padurim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42