Avokati Idajet Beqiri i bëri thirrje SPAK-ut të hënën që të hetojë Rrugën e Kombit ndërsa hodhi akuza kundër Sali Berishës për vjedhjen e 500 milionë eurove nga ky projekt.
“Që të mos bësh një mal me letra dhe dosje, ke Rrugën e Kombit janë 500 milionë euro që u janë vjedhur shqiptarëve. Rruga e Kombit ka mbetur rrugëve. Deri në Rrëshen ka ardhur kjo është për të vënë duart në kokë. SPAK merret me gjëra koti. S’kanë punë tjetër vetëm do të merren me përgjime telefonash? Është turp i dheut. Të mos merret apo t’i lëjë në harresë pasuritë që duhet tu kthehen shqipërisë dhe shqiptarëve. SPAK duhet tu japë përgjigje privatizimeve që janë bërë në kohën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me Albpetrolin, me Armon, me Bankën , Telekomit. Berisha ka bërë korrupsion të hapur me Chris LaCivita. Ku i gjeti Partia Demokratike 6 milionë euro? SPAK mbeti tek llogoret e Saliut. Do të shkulet ndonjëherë prej andej? Nëse nuk shkulen në djall vafshin’ tha Beqiri në Report TV.
Lajmi kryesor:
'Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë', Beqiri 'shpërthen' ndaj protestës së PD-së në Report TV: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar












