SPANJE- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar mëngjesin e sotëm në Melila kreun e një organizate të lidhur me ISIS dhe që operonte në Marok. Në pranga kanë përfunduar edhe nëntë marokenë, të cilët merreshin me rekrutimin e luftëtarëve përkrah ISIS në Siri dhe Irak. Ndërkaq, kryeqytetet e Parisit dhe New Yorkut janë nën alarm pas informacioneve se ekstremistët e shtetit islamik kanë planifikuar t’i sulmojnë duke vënë në qendër të sulmeve metrotë në vend. Ky lajm erdhi mbrëmjen e djeshme nga kryeministri iraken Haider Al Abad, teksa fliste në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
 
Ndërkaq, kjo është hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka thënë se nuk ka asnjë konfirmim të kërcënimeve terroriste për të cilat ka folur Iraku. Megjithatë, SHBA-të thanë se po punojnë për të verifikuar këtë informacion.
 
Spanja ka kryer një sërë arrestimesh militantë të dyshuar xhihadistë dhe rekrutuesish në vitet e fundit, sidomos në Melila dhe degë të saj në Afrikën veriore. Sipas të dhënave të deritanishme, rreth 3 mijë luftëtarë të ISIS dyshohet të jenë europianë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)