Spanjë/ 2 shqiptarë në pranga për 50 grabitje vilash luksoze në Ibiza e Majorka! Policia spanjolle: Në 2 vjet u vodhën objekte me vlerë 2 mln €

Më shumë se 50 grabitje të kryera në Ishujt Balearik në dy vitet e fundit janë zbardhur, me një përllogaritje të asaj që është vjedhur prej 2 milionë eurosh, ndërsa në pranga janë vënë 2 shqiptar.

Të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë për krime të ngjashme.  Sipas Guardia Civil, në sendet e vjedhura janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze dhe bizhuteri të shumta.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare përzgjodhën viktima me fuqi të lartë blerëse me banim në Ishujt Balearik. Ata zakonisht i zgjidhnin kur dilnin nga restorantet luksoze dhe plazhet ekskluzive, ku arritën deri aty sa të shënonin automjetet e tyre me pajisje GPS për të identifikuar shtëpitë ku banonin dhe objektet e grabitjeve.

Më pas, ndërsa viktimat ishin duke fjetur, hajdutët kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur kryesisht bizhuteri dhe ora të cilësisë së lartë, të cilat janë dërguar në tregun e zi nëpërmjet të tretëve.

Hetimi nga Garda Civile filloi afërsisht një vit më parë dhe ka lejuar, falë bashkëpunimit me Europol, të konfirmohet se të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Belgjikës për krime të ngjashme.

Me këto arrestime janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze të vlerësuara në tërësi rreth 350 mijë euro, së bashku me bizhuteritë e shumta. Gjithashtu janë gjetur mjete të specializuara për kryerjen e grabitjeve, aparate gjurmuese GPS dhe veshje që përdornin për të mos u identifikuar gjatë kryerjes së krimeve. 

Hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në të ardhmen, si dhe zbardhja e më shumë veprave kriminale të kryera në vende të tjera të Europës.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURUTUTUM HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/07/2024 13:32

    Zanatin qē din mē mir Shqiptari ēshtē vjedhja. Nē çdo vēnd tē Botēs ku jan vetēm vjedhin. Pty rac e keçe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri