j /ATSH/. - La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
E përditshmja italiane shkruan se vendin e tij do ta zërë trajneri spanjoll i Napolit, Rafa Benitez.
Benitezit i skadon kontrata me Napolin në fund të këtij sezoni dhe largimi i tij tashmë është konfirmuar.
Gazeta italiane shkruan gjithashtu se në rast se nuk shkon Benitez, atëherë është shumë e mundshme që drejtimin e Realit ta marre gjermani Jurgen Klopp.