Ka një intesitet fjalimesh nga ekspertët dhe politikanë të lartë të Bashkimit Evropian që po e përmendin si fakt të kryer pranimin e Shqipërisë si anëtare e Bashkimit Evropian.
Dhe kjo nuk po ndodh rastësisht.
Janë dy arsye kryesore që po i japin forcë këtij procesi:
Është pozicioni gjeografik i Shqipërisë, i cili e forcon shumë NATO dhe Shtetet e Bashkuara në komfliktin e mundshëm me Rusinë.
Por është edhe një mundësi për të rikrijuar flotën ushtarake në bregdetin e Shqipërisë.
Dhe këto po kuptohet tani se janë dy projekte që po ndodhen aktualisht në rrugën e përfundimit të tyre.
Sigurisht që kjo kohë do të vinte, por me këtë rast na duhet të themi se me këto dy bazat ushtarake të NATO-s, Republika e Shqipërisë po e ngre shumë lart prestigjin dhe forcën e saj ndërkombëtarisht./Marrë nga profili i autorit në Facebook
Komente








