Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)

Në xhaminë e madhe  të ‘Namazgjasë’ është falur xhumaja e parë nga imam Gazmend Teqja. Report Tv sjell pamjet brenda xhamisë, rrëfimet e besimtareve dhe një intervistë me imamin kryesor të xhamisë së ‘Namazgjasë’, i cili tregon gjithçka, që nga mbledhja e parave për xhaminë që kushtoi gati 35 mln euro, sot më e madhja në Ballkan, emocionet e drejtimit të një xhamie të një madhësie të tillë të cilën e quan vepër arti, dhe jep përgjigje për të gjitha dritëhijet që e shoqëruan pritjen e gjatë të besimtarëve myslimanë deri në prerjen e shiritave të objektit të kultit nga presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri Edi Rama më 10 tetor.

Përfshirja e përfaqësuesve turq dhe roli i tij drejtues ne Fondacionin e Xhamisë se Namazgjasë që do menaxhojë kompleksin multifunksional të Xhamisë së Madhe jo vetëm për besimtarët, por dhe për vizitorët kuriozë, përfshirë turistët.

Për Report Tv imam Gazmend Teqja, i cili në rrethin e besimtarëve njihet me emrin Bilal, tregon se Fondacioni do ketë 6 anëtarë dhe vetë atë kryetar dhe se përfshirja turke do të jetë një asistencë e mirë me përvojën e tyre.

Bilal Teqja tregon se do të ketë imam ndihmës, njëjtë siç funksionon dhe në xhami të tjera në Shqipëri, por saktëson se të gjitha ligjëratat do të jenë në gjuhën shqipe. Vetëm këtë të premte zbulon ai, mund të ketë pasur rreth 8 mijë besimtarë në lutjen e xhumasë siç besimtarët e quajnë. Bilal Teqja thotë se ndihet i nderuar që iu besua emërimi për të drejtuar Xhaminë e Madhe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mona: 11/10/2024 23:57

    TANI QE U BE XHAMIA,,,RROGA DO ME SHKOJE 1 MOLION,, ISHALLAH,,,DO ZOTI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim