Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e për ish-krerët e UÇK, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e masës për tre të akuzuarit, duke theksuar nevojën për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor.

'Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 janar 2026 Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026”, njofton Gjykata Speciale.