Një tufë delfinësh ka dhuruar një spektakël të rrallë në brigjet e Himarës, duke mahnitur turistët që ndodheshin në zonë.

Pamjet janë filmuar nga një guidë turistike himarjote, ndërsa rreth 10 vizitorë kanë mbetur të befasuar nga lundrimi lozonjar i mbi 10 delfinëve.

Zona e jugut të Shqipërisë njihet për praninë e këtyre gjitarëve detarë, por pamje të tilla kaq pranë turistëve janw gjithmonw tw bukura.

Kjo video është një tjetër dëshmi e bukurisë së paprekur që ofron bregdeti shqiptar.