Figura televizive e njohur për simpatinë për regjimin terrorist të Iranit ishte e pranishme në protestat në Tiranë ku i është bashkuar të ashtuquajturit revolucionit flamingo, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit të Jepi Zë ajo ka marrë pjesë edhe në ditën e 22 të këtij organizimi.

Ikballe Huditi është e njohur për simpatinë publike për teokracinë islamiste në Teheran dhe ishte arrestuar për deklarata të saja të pamatura në shtytje të veprave terroriste.

Derisa në protestat e deritanishme kishte antisemitizëm të hapur dhe shovinizëm shqiptar nga persona të ndryshëm, të shtunën pati incident diplomatik me një akt fashist të përdhosjes së flamurit të Izraelit në ambasadën në Tiranë nga protestuesit./gazetametro.net