Spikerja shqiptare topless tërheq
vëmendjen edhe të mediave botërore

Spikerja shqiptare topless tërheq<br />vëmendjen edhe të mediave botërore
Zjarr televizion e më specifikisht spikerja e lajmeve Enki Braçaj, kanë qenë në fokus të mediave qysh prej hapjes së televizionit. Sidoqoftë, ndërsa në Shqipëri ‘çudia më e madhe zgjati vetëm tre ditë’ dhe kjo risi mediatike u la në harresë, portali prestigjioz DailyMail e ka sjellë së fundmi në vëmendjen e lexuesve të saj.

Ata e konsideruan Enkin si studentja 21-vjeçare që i siguroi vetes një punë në televizion, pasi  zbuloi dekoltenë, duke veshur vetëm një xhaketë dhe asgjë tjetër nën të. Në lajmin e DailyMail shkruhej gjithashtu se performanca e saj provokuese gjatë provave, tërhoqi menjëherë vëmendjen e drejtuesve të televizionit, që i ofruan rolin e spikeres.

Sipas portalit britanik, veshja ekspozuese e 21-vjeçares ka rritur shikueshmërinë e televizionit, ndërsa cituan edhe disa fjalë të spikeres, thënë pak kohë më parë: "Nuk është e thjeshtë të hysh në botën e televizionit dhe e kisha të qartë që duhet të tregohesha e guximshme dhe të bëja diçka ndryshe nëse do të doja t’ia dilja mbanë.

U konsultova me prindërit e mi dhe ata e mbështetën vendimin tim, nuk ishte aspak problem për mua të vazhdoja kështu. Nuk ka vetëm konkurencë për të hyrë në televizion, por ka edhe konkurencë mes televizioneve.

Unë thjesht gjeta një mënyrë për të rënë në sy dhe u sigurova që televizioni ku unë punoj të ketë shikueshmëri më të lartë". Sipas DailyMail, videoja e Enkit ku prezanton një lajm lidhur me Aleksandar Vucic është shpërndarë në mënyrë masive edhe në Serbi.
2/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi