KAVAJË- Tre ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të një 50- vjeçari në plazhin e Spillesë, Policia bën të ditur shkaqet e vdekjes.
Policia njofton se nga këqyrja e kufomës, 50- vjeçari nuk ka shenja në trup duke hedhur poshtë dyshimet se mund të jetë vrarë nga një dikush.
Sipas saj, në bazë të veprimet të kryera ka rezultuar se vdekja e 50- vjeçarit ka ardhur si pasojë nga kontakti i trupit me ujin e ftohtë.
Aktualisht po hetohet edhe pista se 50- vjeçari mund të kenë qenë një prej trafikantëve, gomonia e të cilëve u gjet e braktisur më 11 mars me rreth 1 ton drogë në bord dhe se për shkak të dallgëve trupi i tij është zhvendosur deri në Spille.
Trupi i pajetë ende i paidentifikuar u gjet në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i "Gjeneralit".
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com