Spitalet Kosovare thirrje qytetarëve, kapacitetet të tej mbushura, mbani maskat

Spitalet Kosovare thirrje qytetarëve, kapacitetet të tej mbushura, mbani maskat

foto ilustruese

KOSOVA- Kosova aktualisht po përjeton një valë infektimesh me COVID-19 gjë që po bënë që kapacitetet spitalore mos të jenë të mjaftueshme.

Gjenda ne Spitalin e Përgjithshëm të Pejës paraqitet kritike pasi po trajtohen 124 pacientë me COVID-19. Për sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 prej tyre janë në respirator, 101 janë në oksigjeno terapi , 19 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Spitalet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat higjienike dhe të distancës së nevojshme.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës

Ditët e fundit në Kosovë është vënë re një shtim i rasteve me Covid-19, jo më larg se dje kanë humbur jetën 10 persona dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 707 persona. Masat e marra nga qeveria kosovare nuk po sjellin uljen e numrit të infektimeve në vend.

                       

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

 Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare

Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare