Spitali COVID-4 gati, Rama: Jemi të përgatitur nëse do ketë valë të dytë! As tampon, as karantinë për atë që hyjnë në Shqipëri

TIRANE-COVID-4 është struktura  më e re spitalore, e përshtatur si një spital karantinë, me kushte dhe standarde, e vënë në dispozicion për të përballuar çdo rikthim të mundshëm të një vale infektimi. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në spitalin e ri. Kapaciteti prej 100 shtretërish i këtij spitali do të vihet në dispozicion të pacientëve, në periudhën e përmirësimit të tyre,  pas trajtimit të marrë në spitalin Infektiv dhe deri në shërimin e plotë nga virusi. Në total numri i shtretërve në dispozicion nëse do të ketë një valë të dytë është 500.

Kryeministri Rama tha se vala e pandemisë u menaxhua më së miri falë angazhimit dhe përkushtimit të mjekëve, por edhe falë planit të masave parandaluese të zbatuar me përpikmëri, por rreziku i një vale të dytë ende është prezent. “Situatën ne arritëm të menaxhojmë më së miri, natyrisht, në radhë të parë, falë mjekëve dhe të gjithë juve, por besoj edhe falë faktit që vepruam drejt  dhe insistuam në ndjekjen me rigorozitet të planit që kishim bërë. Nga ana tjetër, përderisa nuk u përsëritën këtu shfaqet e rënda dhe të forta emocionalisht, siç u paraqitën në vende të tjera,  pak nga pak filloi të marri terren shqetësimi për aspektet e ekonomisë, normale, por edhe filloi të marri terren ideja që pse na u desh e gjithë kjo, kur paska qenë kaq e thjeshtë. Ndërkohë që e u bë e lehtë, sepse bëmë këto, përndryshe do të ishim në një situatë komplet tjetër.

Nga ana tjetër, unë uroj shumë që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuara që janë bërë në këtë periudhë, kur asnjë nuk e di, me thënë të drejtën, as në Amerikë, as në Itali, as në Francë, në vende që kanë sisteme ekspertize shumë më të forta se ne, çfarë ishte, si do të përballohej, nga vinte. Unë uroj shumë që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh dhe nëse njerëzit nuk do të jetë vetë të ndërgjegjshëm që nuk duhet të sillen si normalisht më parë, por duhet t’i ruajnë ca rregulla themelore,  mund të ndodhë që numrat jo vetëm të rriten, por të shoqërohen edhe me atë që nuk e patëm herën e parë dhe ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati, ashtu sikundër të gjitha masat e tjera që po marrim, në mënyrë që po të vijë prapë, ne do të përgjigjemi, nuk ka kush të përgjigjet tjetër. Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se cfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi" tha Rama. ​

Në 26 mars qeveria vendosi që godina e një ish- universiteti privat në Tiranë të shndërrohej në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Spitali COVID-4 nuk është rikonstruktuar me paratë e shtetit, por një sipërmarrësi. I pyetur nga gazetarët se kush është ai, kryeministri Rama se nuk do i publikojë emrin pa i marrë më parë autorizimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Kush e rikonstruktoi spitalin COVID-4? Rama: Kur t'i marrim autorizim, do u themi emrin e sipërmarrësit (VIDEO)

Spitali COVID-4 nuk është rikonstruktuar me paratë e shtetit, por një sipërmarrësi. I pyetur nga gazetarët se kush është ai, kryeministri Rama se nuk do i publikojë emrin pa i marrë më parë autorizimin.

"Lidhur me sipërmarrësit, patjetër ka emra, janë të dokumentuara, por sigurisht për të dhënë emrat sot në publik, sot ne, nuk e bëmë sepse na duhet edhe miratimi i tyre, që do të thotë se ka raste, që ata që dhurojnë nuk e bëjnë për të sponsorizuar emrin e tyre dhe në këto kushte na duhet miratimi, por gjithcka është e dokumentuar.

Nuk përmenda emra për etikë, se dëshirë kisha, por shmanga dëshirën për të respektuar vullnetin. Nuk kemi marrë autorizm për këtë, kur ta marrim do ta themi. Mungesa e transparencës është akuzë dhe patjetër që nuk ka limit në mekanizmat për të bërë sa më shumë transparencë, por i siguroj që përvec situatën dinamike dhe presonin e madh për të siguruar gjërat, si gjithë bota edhe ne kemi bërë maksimumin, nuk kemi pasur tendencë për të fshehur gjërat" tha Rama, 

Ora 12:41
Skenari/ Gjendje e fatkeqësisë natyrore vetëm në plazhe, jo gjithë vendin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk ka arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, po ka sqaruar se po diskutohet një skenar që ka të bëjë më shtyrjen vetëm në disa zona. Përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, Doris Sallaku, Rama sqaroi se po diskutohet që të ketë një shtyrje të të pjesshme, vetëm në zonat e plazhit.

"Nuk ka arsye për të bërë një shtyrje të përgjithshme, po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare, për të pasur gjatë sezonit të verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja.

Nëse nuk do të kemi një shtyrje të përgjithshme, vetëm një zonim në vijën bregdetare pa përfshirë zonat urbane,jo në Durrës, po në plazhin e Durrësit, sepse mendojmë që do të ishte ndihmëse për njerëzit dhe shtetit", tha Rama.  

Ora 12:38
Rama: Në Shqipëri nuk ka shërbim tamponimi privat! Kosova të heqë dorë nga kjo kërkesë e tepërt (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Shqipëri nuk ka një shërbim privat ku mund të bëhet analiza e COVID-19, analizë kjo e cila iu kërkohet qytetarëve që duan të shkojnë në Kosovë.

Pyetjes së gazetares së Report Tv, Doris Sallaku, Rama tha se është marrë kty vendim, pra që të mos lejohet privati për të bërë analizat, sepse tamponimi bëhet mbi bazën e gjurmimit. Ndërkohë, shtoi se autoritetet e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë për ta hequr këtë kërkesë të tepërt për qytretarët shqiptar që duan të shkojnë në Kosovë.

"Ne nuk kemi një shërbim tamponimi privat, nuk mendojmë që çështja e tamponit është si analizat e gjakut. Tamponimi bëhet mbi bazën e strategjisë së gjurmimit. Vlera e tij është shumë relative, kur bëhet kot apo si analizë gjatë, s'e mund ta bësh sot dhe ende nuk ke shenja të kapshme se virusi është inkubim. mund të hysh në kufi dh e nesër të shfaqen shenja, nuk e kemi si shërbim, nuk e dija këtë detaj. Mendoj që autoritet e Kosovës i kanë të gjitha mundësinë për ta lehtësuar këtë proces, siç është pa asnjë kusht dhe kërkesë të tepërt, përveç ardhjes me targa të rregullta ardhja në Shqipëri e Kosovë", tha Rama.

Ora 12:12
Përballimi i pandemisë, Rama: Ishte sukses i madh, dolëm me kokën lart (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si rast të madh suksesi përballimin që Shqipëria i bëri pandemisë duke i kthyer kështu një përgjigje akuzave të opozitës. "Ky është një rast suksesi, doni apo nuk doni ju. Kam parasysh të gjithë ata që i nxjerrin bishta cdo gjëje, cdo gjë ka bishtin e vet, por asgjë nuk është perfekte. Por doni nuk doni ju, që insistoni që të flisni (gazetari) nga distanca sociale, është një sukses i madh i shëndetësisë dhe popullit shqiptar. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë dhe mos e thëntë Zoti të kemi valë tjetër, kemi dalë me kokën lart. Ka një mijë gjëra për parë, përmirësuar dhe zhvilluar" tha Rama. “Mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje t’i kishte rënë për taksirat botës e Shqipërisë vetëm 6 vite më parë, me spitalet në gjendjen që ishin në atë kohë. Sot flasim për receta elektronike, karta elektronike, të gjitha që merren nga shtëpia. Çdo gjë ka bishtat e vet, asgjë nuk është perfekte. Por sot janë qindra mijëra shqiptarë që kanë shërbim parësor. Nuk mund të thoni se ‘qenka ndalur sistemi shëndetësor gjatë pandemisë’, se kjo është thjesht e pavërtetë”, u shpreh Rama.

Ora 12:12
Rama: Ne i kemi hapur kufijtë, nuk kërkojmë as tampon, as karantinë! Është e kotë (VIDEO)

Shqipëria, tha kryeministri Edi Rama nuk do të kërkojë tampon për asnjë person që hynë në vendin tonë. Ai shpjegoi edhe cështjen e rihapjes së kufijve detar dhe ajror. "Sa i përket kufijve ajror duhet ta dini që nuk lidhet me ne, por palët e tjera. Ne kemi hapur tokësorët nga ana jonë, lejojmë cdo kënd që të hyjnë në Shqipëri, por jo të gjitha i kanë hapur, apo edhe nëse do i hapin a do i hapin si ne. Ne i hapëm dhe ju i shikoni që kemi vetëm një fluid komplet me Malin e Zi, dhe besoj me Kosovën pas një momenti të çuditshëm dje. Me kufijtë ajror është e ndryshme, ne i hapim, por a i hapin të tjerët? Sot debati është brenda BE-së për Italinë dhe Spanjën. Atëherë cdo të thotë kjo?

Psh nëse Gjermania të mos hapet me Italinë, nëse ti hapesh me Italinë, atëherë mbyllesh me Gjermaninë. Kanë lënë një afat në 15 qershor për shengenin. Përsa na takon nuk ka asnjë problem. Ne nuk do të bëjmë as tamponë, as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë. Është e kotë, komplet e kotë. Do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi ndjekur atë që po bën dhe kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t'i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet" tha ai.

Ora 11:47
Ryshfet në shëndetësi? Rama: Ku ka zë s'është pa gjë, por askush nuk lihet pa kurim (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama kishte disa fjalë edhe për mjekët. "Ju mjekët dhe infermierët keni marrë hak për 30 vite, baltë, goditje, grushte në sallë, sepse ishit bërë si politikanët edhe ju. 'Këta të marrin lekë, këta të vdesin....', por ju keni marrë hak. Në të gjitha kategoritë derrat nuk bëjnë rregullin por përjashtimin, edhe mes mjekëve, politikanëve apo juve nuk janë të gjithë njëlloj. Lidhur me problematikën e ryshfetit dhe shkeljeve të etikës së profesionit ku ka gjë nuk është pa zë, por ama unë e kam thënë, që pa diskutim, që askush në këtë vend nuk lihet pa trajtim dhe kurim apo të lihet të vdesë për lekë në spital, kjo është e pavërtetë" tha Rama.

Ora 11:47
Pandemia ekonomike, Rama: Në 4 mujorin e tretë do të rimarrim vrullin (VIDEO)

Pas rihapjes, sfidë mbetet ekonomia, për të cilën kryeministri Edi Rama u shpreh se problemi do të adresohet hap pas hapi. "Mbetet sfidë adresimi i pasojave ekonomike, hap pas hapi do i adresojmë këto pasoja, përtej cfarë thuhet, asgjë nuk është perfekte dhe pa të meta, ne do të arrijmë që të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë, në të tretin do të shikojmë rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për kapërcimin në 2021, ku presim rikthimin e plotë të parametrave dhe më shumë se kaq. Po punojmë për një plan kombëtar të rimëkëmbjes".

Ora 11:43
Rama batuta me gazetarët: U desh COVID-i për të kuptuar se nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin

Gjatë konferencës me gazetarët nga spitali i ri COVID, kryeministri bëri edhe një batutë me gazetarët. "U desh kjo kohë për ta kuptuar se sa shumë na merr malli për njëri tjetrin, nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri: 03/06/2020 23:54

    PRISHI ato pallate ne plazh o edi rama,,,nuk kam pare askund te Europe pallate ne buze te detit,,vetem ketu tek ne ndodh...

    Përgjigju
  • Nxjxkxm: 02/06/2020 11:58

    Ku ka zë nuk është pa gjë o injorantë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë