TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në spitalin e ri karantinë, që u inaugurua paraditen e sotme. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia thotë se QSUT është kthyer në vatrën më të madhe të infeksionit, ndërsa akuzon kryeministrin që sipas tij del e bën teatër.
"Kur Edi Rama shmang mjeket ne QSUT!!! QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund! Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?
Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor.
Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty! Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen!
Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie" tha ai.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 493
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
djale maskara.....nuk preken dot ngaqe po aprovojne kodin zgjedhor dhe keto te PD vetem sebepe deuan me ik.......por ky duhet kap dhe denoncuar per perhapje paniku.....kriminel dhe terrorist
Përgjigju