Spiunët, Ceka: Të groposen
dosjet, u ka ikur koha

Spiunët, Ceka: Të groposen<br />dosjet, u ka ikur koha
TIRANE - Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh këshilltar i Kryeministrit Berisha, Neritan Ceka, shprehet në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” se ligji i “lustracionit” dhe hapja e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit po përdoret politikisht dhe sa herë ka nevojë politika për nevojat e saj të ditës.

Për këtë arsye ai mendon se është më mirë që dosjet, të cilat qëndruan të kyçura për 20 vjet, të groposen përfundimisht pasi tashmë u ka ikur koha.

Ceka tha se ka pasur kohë mjaft në këto 20 vite për të bërë verifikimin e politikës dhe të administratës, por deri më tani politika se ka gjetur gjuhën e përbashkët. Njëherësh ai ka folur dhe për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se ajo do bëhet sipas Kushtetutës nga mazhoranca, duke përjashtuar konsensusin.

Edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kreu i saj, Ekrem Spahia, është shprehur në favor të hapjes së plotë të dosjeve.

Intervistën e plotë me zotin Ceka e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com në treg.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës