/ATSH/. - Drejtori i pergjithshem i klubit te Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar kontaktet me trajnerin italian, Carlo Ancelotti.
Galliani deklaroi se këtë sezon do ta mbyllin me Pippo Inzaghin, ndërsa më pas do t'i shohin mundësitë, ku aty bën pjesë edhe Ancelotti.
"Ne gjithmonë e kemi thënë se duam ta përfundojmë sezonin me Pippon dhe më pas të shohim. Kanë mbetur edhe disa ditë deri më 1 qershor, do të shohim se cfarë mund të bëjmë dhe më pas do të marrim vendimet", u shpreh Gallianiper mediat.
"Unë gjithmonë komunikoj me Ancelottin. Unë mbaj kontakte me ish-trajnerët, përfshirë Arrigo Sacchin, Fabio Capellon dhe Ancelottin", shtoi Galliani.