TIRANE, 17 mars /ATSH-AFP/. - Holandezi Dick Advocaat eshte caktuar trajner i Sunderlandit deri ne fund te sezonit ne vend te Gustavo Poyet, i cili u shkarkua, beri te ditur te marten klubi qe eshte ne pozita te veshtira ne kampionatin e Anglise.
"Dick ka nje CV te pasur dhe ka nje pervoje te madhe, theksoi presidenti i Sunderlandit, Ellis Short, ne nje njoftim zyrtar. I vetmi objektiv i yni eshte ngjitja ne klasifikim".
"Sunderland eshte nje klub i madh dhe ne do te perqendrohemi tek ndeshja e te shtunes (ne fushen e West Ham) per javen e 30-te te kampionatit", u shpreh holandezi.
Advocaat, 67 vjeç, u largua ne nentor nga posti i seleksionerit te Serbise pas humbjes perballe Danimarkes (3-1) ne Beograd per eleminatoret e Euro-2016. Me parë ai ka drejtuar seleksionet e Rusise, Belgjikes, Holandes dhe Emirateve te Bashkuara Arabe.
Sunderland, i 17-ti ne kampionat pas javes se 29-te, beri te ditur te henen se shkarkoi trajnerin uruguajan Gus Poyet pas humbjes ne fushen e vet 4-0 nga Aston Villa. /a.ke/









