TIRANE - Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se treshja sulmuese Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar po luajnë shumë mirë së bashku, pasi nuk kanë xhelozi mes tyre.
"Ne jemi duke folur për lojtarët më të mirë në botë dhe ata kanë një marrëdhënie të veçantë", ka deklaruar qendermbrojtesi perfaqesueses spanjolle.
"Messi, Suarez e Neymar e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer. Nuk ka asnjë lloj xhelozie dhe ata e tregojnë këtë edhe në fushë", ka theksuar ai. /ATSH/