TIRANE, 21 maj /ATSH-AFP/. - Kapiteni i FC Barcelones, Xavi Hernandez, konfirmoi te enjten me emocione largimin e tij nga klubi drejt Katarit, ku ai do te luaje per ekipin Al-Sadd.
"Une do te largohem", theksoi ai gjate nje konference shtypi. "Objektivi im eshte qe te kthehem tek Barca si trajner ose ne nje post tjeter", tha ai. /a.ke/