Messi në selfie me familjen
TIRANE, 16 mars /ATSH/. - Drejtori sportiv i klubit te Barcelonës, Ariedo Braida, ka deklaruar se do të ishte gabim nëse Lionel Messi do të largohej nga Barcelona, pasi aty e duan të gjithë.
Kohët e fundit eshte folur shumë se Messi mund të largohet nga Barcelona për të filluar një aventurë të re, por Braida beson se ky do të ishte një gabim.
"Messi është lojtar shumë i fortë dhe ikonë e futbollit botëror. Ai shet shumë fanella nëpër botë, është i jashtëzakonshëm. Messin e duan të gjithë në Barcelonë dhe do të ishte gabim nëse do të ndërronte skuadër", tha Braida për Radio Anch'io Sport. /a.ke/












